KosovaLive360

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur në takim drejtorin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, Brian Martalus.

Ministri Beqaj dhe Martalus gjatë takimit miqësor u dakorduan për bashkëpunim, përmes projekteve të përbashkëta me qëllim krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë, duke promovuar eksportin e prodhimeve kosovare me fokus në përkrahjen e ndërmarrjeve që udhëhiqen nga gratë dhe të rinjtë.

Beqaj ka deklaruar me këtë rast se USAID-i do të jetë partner strategjik i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, në ndërtimin e kapaciteteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Gjatë takimit u dakorduam për bashkëpunim, përmes projekteve të përbashkëta me qëllim për të krijuar vende të reja të punës, duke promovuar eksportin e ndërmarrjeve që udhëhiqen nga gratë dhe të rinjtë. USAID do të jetë partner strategjik i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në ndërtimin e kapaciteteve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, tha ministri Beqaj.

Ai po ashtu i ka njoftuar zyrtarët e USAID-it për prioritetet dhe planin e punës së Ministrisë për vitin 2018, me theks të veçantë në përkrahjen që do t’u ofrohet inovatorëve, ndërmarrësve, si dhe me aktivitetet me qëllim të themelimit të qendrave për inovacion dhe ndërmarrësi.

Të Rekomanduara