Udhëzuesi i super-ushqimeve për kujdes të lëkurës për tonin më të shëndetshëm

Keni provuar një numër të pafundmë produktesh natyrale në kërkimin tuaj (dukshëm të pafund) për një lëkurë me shkëlqim dhe të shëndetshme, por a e dini se çfarë po ju bëjnë realisht përbërësit e atyre produkteve?

Për t’ju ndihmuar të dekodoni etiketat e bukurisë (dhe të gjeni se cilat produkte ju nevojiten vërtet për një ton unik lëkurës tuaj) Wellandgood ka lidhur një partneritet me firmën britaneze për kujdes të lëkurës ELEMIS-in për të krijuar udhëzuesin përfundimtar për super ushqimet në kujdesin e lëkurës.

Nga ushqimet klasike si avokado, deri te ato të reja interesante si fara brokoli dhe rrepkë daikon, u grumbulluan të gjithë përbërësit vegan që nuk e dinit se i kanë munguar regjimit tuaj gjatë kujdesit për lëkurën.

Emëruesi i përbashkët? Çdo përbërës në gamën shkencore të Super ushqimeve të firmës ELEMIS, është bërë edhe më i fuqishëm nga prania e një pribiotiku natyral që rrjedh nga sheqeri, që mbështet mikroflorën në sipërfaqen e lëkurës tuaj në mënyrë që ta ruajë tonin e lëkurës tuaj të ekuilibruar dhe të shëndetshëm.

Sepse baktere më të mira jnënkuptojnë një lëkurë të lumtur, e një lëkurë e lumtur do të nënkuptojë më shumë dukjen” kështu u zgjova “.

Për të zbutur dhe hidratuar: Rosehip + Vajin e farës së Brokolit
Pse keni nevojë për të: Nëse dëshironi lëkurë të njomë dhe të hidratuar, ju duhet ta ushqeni atë me përbërës hidratues (po, edhe nëse keni lëkurë të vajosur), ku edhe hynë në punë këto dy produkte për njomësi.

Vaji i farës së brokolit ka omega-3, -6, dhe -9 acide yndyrore për të gjitha përfitimet ushqyese dhe anti-inflamatore që ju nevojiten, përderisa vaji i lules ndihmon në rregullimin e prodhimit të vajit të lëkurës për një për lëkurë të ekuilibruar dhe rrezatuese.

Ku mund ta gjeni: vaji i luleve dhe i farës së brokolit në vajin ELEMIS Superfood Facial Oil e bëjnë magjinë e tyre për të zbutur dhe lëmuar, dhe me shtatë përbërës të tjerë super ushqime të pasur me antioksidantë të shtuar në përzierjen e fuqishme të Superfood Complex, ju e dini se po merrni një super dozë të koncentruar të gjërave të mira. Plus, vaji i thithur lehtë nuk lë mbetje të yndyrshme (#fitore).

Për mbrojtje: Matcha + Rrepkë Daikon

Pse keni nevojë për të: Kur dilni jashtë, lëkura bombardohet me stresorë mjedisorë (si smogu dhe ndotja). Por në vend që të gozhdoheni për kauç për hir të lëkurës së shkëlqyeshme (që, gjithsesi është sfiduese në muajin shkurt), disa kombinime të fuqishme të bazuara në bimë mund të veprojnë si mbrojtës natyror.

Shembulli konkret: Matcha është e mbushur plot me antioksidantë (për të ndihmuar në ndërtimin e një pengese mbrojtëse kundër dëmtimit të radikaleve të lira), ndërsa omega-6 dhe -9 në rrepka lagështohen thellësisht për një mburojë hidratuese.

Ku ta gjeni: Kompleksi Supergreen në kremën ditore Super ushqimi ELEMIS përmban përbërës me lëndë ushqyese të dendura, si rrepkë daikon, brokoli dhe tranguji, të cilat punojnë së bashku për të rigjeneruar lëkurën. Ky hidratim mbyllet nga fuqitë antioksidantit matcha, kokërrat goji, dhe fermentimi i xhenxhefilit për mbrojtjen maksimale nga moti. Faktikisht, ajri i thatë dimëror nuk mund të të bëjë asgjë.

Për të rigjeneruar lëkurën e thatë: Chia + Elb

Pse keni nevojë për të: Ndërsa jeni duke fjetur, lëkura fillon të punojë në ndërrimin e natës për të rregulluar dëmet e bëra gjatë ditës. Mund ta bëni procesin e rigjenerimit më të lehtë duke shtuar përbërës si fara chia dhe elbi në rutinën tuaj të gjumit – në thelb, duke i dhënë lëkurës tuaj mjetet që i nevojiten për të kryer punën.

Chia i jep lëkurës një dozë të shëndetshme omega, vitaminës C dhe E dhe fitosterole për një dukje më rinore (nuk nevojitet filtër i Snapchat) dhe elbi furnizon aminoacide për të stimuluar kolagjenin.

Ku ta gjeni: Humbja e ushqyesve që hiqen çdo ditë nga lëkura mund të rezultojë me lëkurë të thatë dhe të pa-formë. Kremi i natës ELEMIS Superfood shfrytëzon një Supergrain Complex (që përmban përbërës të vegjël, por të fuqishëm si chia, elb, liri dhe fara të zeza) dhe qumështin e ëmbël të bajames për të shtuar hidratimin, për të ndryshuar brenda natës lëkurën nga një lëkurë e varfëruar në një lëkurë ëndërr.

Për ushqim: Lakër Jeshile + Vaj nga Avokado
Pse keni nevojë për të: Të gjitha arsyet që ju ngarkoni sallatën tuaj të drekës me perime janë edhe për kujdesin ndaj lëkurës. Dhe ndërkohë që nuk këshillohet të futni fytyrën në tasin e sallatës, përdorimi i lakrës jeshile dhe avokados në lëkurë mund t’ju sjellë përfitime të mëdha.

Ekstrakti i lakrës jeshile është në thelb një multivitamin i gjelbër, që furnizon lëkurën me vitamina A, C, B6, K dhe mangan, ndërsa vaji i avokados grumbullon regjimin shtesë me acide yndyrore të lëkurës.

Ku mund ta gjeni: Elemis Superfood Facial Wash specializohet në shpëlarjen e gjërave të këqija (papastërtitë dhe grimcat që mund të bllokojnë poret) dhe duke e zëvendësuar atë me gjërat e mira (superushqime si lakra jeshile, avokado, farë kungulli dhe grurë për të ndihmuar tonin e lëkurës dhe ta bëjnë të shkëlqejë).