KosovaLive360

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, sot ka pritur ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, në një takim të përbashkët në kabinetin e tij.

Ajo fillimisht ka shprehur urimet për marrjen e detyrës së kryetarit të komunës si dhe e ka njoftuar kryetarin rreth bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Turqisë, posaçërisht bashkëpunimit edhe për projektet në komunën e Gjakovës.

Ambasadorja Kiliç ka përmendur disa projekte në vazhdimësi në mes komunës dhe organizatës Turke – TIKA, siç është projekti për renovimin e konviktit “Sadik Stavileci” i cili pritet të inaugurohet së shpejti, si dhe projekti për shkollën e artit “ Mejtepe Ruzhdije”.

Kryetari Gjini, ka falënderuar për vizitën ambasadoren Kiliç dhe është shprehur i gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm me shtetin turk dhe organizata tjera relevante që do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme.

Gjithashtu, ai ka theksuar se ky bashkëpunim i dyanshëm do të jetë në dobi të komunitetit të Gjakovës përmes investimeve të ndryshme në zhvillimin lokal siç është ai në trashëgiminë kulturore, artit dhe fushave tjera.

Të Rekomanduara