Tre telefonat e ri nga Apple

Apple pritet ta zbulojë iPhone-n e vet më të madh dhe më të shtrenjtë sot si pjesë e një linje të tre modeleve të reja me qëllim të zgjerimit të kërkesës për product në mes të ngadalësimit të rritjes së shitjeve.

E tërë biseda po sillet rreth një iPhone të përfolur i cili supozohet ta ketë ekranin 6.5 inç OLED, prej 5.8 inç sa e ka iPhone X. OLED është një hap më lartë nga teknologjia tradicionale LCD e cila ofron një ekran pa dritë të pasme, pra e zeza është vërtet e zezë e jo thjesht ngjyrë e errët.

Nëse spekulimi del të jetë i vërtetë, edhe iPhone më i madh do ta përfaqësonte përpjekjen e Apple për ta ushqyer apetitin e konsumatorëve për ekrane më të mëdha pasi që mbështeten në telefona të mençur për të shikuar dhe xhiruar video, si dhe për të bërë foto kudo që janë.

iPhone X-i, një model i ridizajnuar në mënyrë dramatike i lansuar vjeshtën e kaluar, e hoqi nga përdorimi butonin kryesor Home dhe e prezantoi teknologjinë e njohjes së fytyrës për hapjen e pajisjes. Ishte telefoni i mençur i pari në treg i cili kërkoi çmim fillestar prej 1,000 dollarësh. Edhe pse iPhone X nuk i përmbushi pritshmëritë e analistëve për shitje, ai ia arriti mjaft mirë sa që Apple ta rriste kërkesën ndaj vetes dhe ta sillte modelin më të madh, çmimi i të cilit pritet të zbulohet sot.

Apple gjithashtu pritet ta lansojë një telefon me rifreskime më të vogla të modelit 1,000 dollarësh të vitit të kaluar dhe një tjetër version të punuar prej materialeve më të lira, duke përfshirë një ekran 6.1 inç LCD. Edhe ashtu, iPhone më i ri prapë pritet të shitet për 650 deri në 750 dollarë. Telefoni më i ri gjithashtu pritet të mos e ketë butonin kryesor Home.

Duke prodhuar iPhone më të shtrenjtë, Apple ka mundur t`i rrisë përfitimet e veta përkundër kërsesës së zvogëluar meqë njerëzit i ndërrojnë telefonat më rrallë. Çmimi mesatar i iPhone-ve ka arritur në 724 dollarë gjatë periudhës prill-qershor, rreth 20 përqind rritje nga një vit më herët.