KosovaLive360

Ministri i Financave Bedri Hamza gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takim me zyrtarët e lartë të Thesarit Amerikan dhe USAID-it Larry McDonald dhe Gretchen Birkle.

Me këtë rast, Hamza i njoftojë zyrtarët e lartë të Thesarit Amerikan dhe USAID-it me progresin e Kosovës në fushën e financave që ka bërë Kosova dhe po ashtu edhe me sfidat tona për të ardhmen. Ministri Hamza gjithashtu e vlerësoj shumë ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë për Kosovën në këtë rast për Thesarin dhe USAID-in Amerikan që kanë ndihmuar në shumë fusha të zhvillimit ekonomik duke përfshirë edhe asistencën e dhënë në ngritjen e institucioneve të Republikës së Kosovës. Ngritja e kapaciteteve profesionale njerëzore në institucionet tona nuk është shpenzim por është investim në të ardhmen e mirë të ndritur të  Kosovës.

Ai u shpreh i lumtur që USAID-i dhe Thesari Amerikan janë pjesë e historisë së suksesit jo vetëm të Ministrisë së Financave por edhe gjithë zhvillimit të Kosovës.

Ndërsa, zyrtarët e lartë amerikanë Larry McDonald dhe Gretchen Birkle, vlerësuan lartë zhvillimet pozitive që po ndodhin në Kosovë. Këto zhvillime nuk do të ishin të mundura pa vendimet e mëdha të marra në Ministri të Financave. Ata gjithashtu vlerësuan performancën  buxhetore të Kosovës, politikën fiskale në ndihmë të biznesit, fondin për garantimin e kredive etj.

Zyrtarët e lartë amerikanë siguruan se ndihma amerikane do të vazhdoj edhe në të ardhmen në fushat të cilat do të kenë ndikim në zhvillim ekonomik të Kosovës. Po ashtu, ministrit Hamza iu ofrua e gjithë mbështetja teknike nga Thesari Amerikan, në të gjitha format varësisht kërkesave të Ministrit.

Të Rekomanduara