KosovaLive360

Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, në faqen e tij në Facebook ka uruar qytetarët e Kosovës 9 vjetorin e Pavarësisë.

“Dita e Pavarësisë është ditë që na mbush me emocione të gjithëve. Është ditë që na bënë krenarë për të kaluarën tonë, të sotmen dhe për të ardhmen e sigurt evropiane.

Dita e Republikës është dita juaj!

Është ditë kur kujtojmë shumë e shumë gjenerata, prindër dhe familjarë tuaj, që ëndërruan, punuan dhe sakrifikuan që ne ta gëzojmë këtë ditë.

Urime të gjithëve Dita e Pavarësisë. Kosova është vend i paqes dhe dashurisë”.

Të Rekomanduara