Ushtruesi i detyrės sė ministrit tė Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor, Fatmir Matoshi, sot pėr herė tė parė ka mbledhur Task Forcėn ndėrministrore pėr fillimin e aksionit “ Ta pastrojmė Kosovėn” i cili nis mė 15 shtator 2018.

Nė kėtė takim kanė marrė pjesė tė gjithė pėrfaqėsuesit e Qeverisė sė Kosovės tė cilėt kanė ofruar mbėshtetje logjistike dhe teknike pėr aksionin e pastrimit tė vendit nė nivel nacional.

Me kėtė rast u.d ministri Matoshi tha se deri nė fund tė javės, institucionet do tė dalim me njė plan veprimi dhe do tė themelojnė grupet teknike tė punues pėr tė nisur kėtė aksion tė madh.

“Jemi nė rrugė tė mirė, diskutuam hapat e parė. Po fillojmė me 15 shtator aksionin mė tė madh tė pastrimit tė Kosovės qė ėshtė zhvilluar ndonjė herė nė Republikėn e Kosovės. Ne, gjatė javės sė ardhshme do ta kemi versionin final tė planit tė aktiviteteve, planin e punės dhe pėrgjegjėsit e secilit institucion pjesėmarrės nė kėtė Task Forcė dhe po ashtu do tė themelojmė grupet teknike tė punės”, tha Matoshi.
U.d i ministrit, Matoshi ka paralajmėruar qė gjatė periudhės tre mujore tė aksionit “Ta pastrojmė Kosovėn”, do tė ketė edhe aprovim tė masave shtesė qė do tė kontribuojnė pėr ruajtjen e ambientit nga ata qė kanė qėllim ta dėmtojnė.
“ Gjatė kėtij tre mujori ne do tė nxjerrim udhėzimin Administrativ qė parasheh Gjobat Mandatare pėr gjithė ata qė hedhin mbeturina nė vende qė nuk janė tė lejuar. Ky udhėzim do tė finalizohet gjatė periudhės sa do tė zgjasė aksioni. Pastaj Strategjia nacional pėr Menaxhimin e Mbeturinave do tė jetė e pėrfunduar brenda tre muajve sa do tė zgjasė aksioni pėr pastrimin e Kosovės. Njėsia e policisė sė gjelbėr, tė paktėn njė njėsit i saj do tė funksionalizohet brenda kėsaj kohe”, u shpreh Matoshi.
Gjatė kėtij takimi, u.d i ministrit Matoshi tregoi se nė aksionin “Ta pastrojmė Kosovėn”, do tė marrin pjesė edhe komunat e vendit ndėrsa ftoi mediat, qytetarėt, vullnetarėt, organizatat joqeveritare dhe donatorėt qė kanė ndihmuar Kosovėn t’i bashkėngjiten kėtij aksioni.
Ndėrsa pėrfaqėsuesja e Kabinetit tė Kryeministrit, njėherėsh kėshilltarja politike e kryeministrit, Donjeta Gashi, tha se aksioni pėr pastrimin e Kosovės nė nivel nacional do tė pėrfundoj edhe me masa tė tjera nga Qeveria e Kosovės.
“ Do tė jetė njė plan i qėndrueshėm i cili do tė nis me kėtė aksion domethėnė pastrimin e Kosovės dhe mė pas me masa tė tjera restriktive qė do tė jenė nė zbatim pas pėrfundimit tė kėtij aksioni.
Luan Hasanaj nga organizata “ Let’s do it Kosova” tha se pėr herė tė parė po vėrehet njė mbėshtetje e madhe nė mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.
“Pėr herė tė parė ėshtė njė mbėshtetje kaq e madhe e Qeverisė, e akterėve relevant dhe kjo na jep tė shpresojmė dhe besojmė qė pėrfundimisht vendi ynė do tė jetė ashtu siē e duam tė pastėr”, tha Hasanaj.
Aksioni “Ta pastrojmė Kosovėn” do tė fillojmė mė 15 shtator 2018 dhe do tė zgjasė deri mė 15 dhjetor 2018.