Studimi që zbuloi lexuesit më të apasionuar të librave

Një studim nga hulumtuesit e Universitetit Kombëtar Australian dhe Universitetit të Nevadës në SHBA ka zbuluar se cilat vende kanë lexuesit më të apasionuar- dhe zbuloi se posedimi i më shumë librave duke u rritur përmirëson rezultatet edukative.

Në të vërtetë, të rriturit me diplomë universitare por që ishin rritur me më pak libra kishin të njëjtin nivel aftësish sikur ata që e kishin lënë shkollën në klasën e nëntë por kishin pasur më shumë libra në shtëpi.

Australianët mesatarisht posedonin 148 libra në shtëpi, por grumbulli më i madh i pjesëmarrësve kishin vetëm 65 libra. Estonezët, që mbizotëronin  botën, kishin mesatarisht 218 libra ndërsa 35% posedonin 350 libra e më shumë.

Norvegjia (212 libra mesatarisht), Suedia (210) dhe Republika Çeke gjithashtu mbizotëronin mbi shtetet anglo-folëse si Mbretëria e Bashkuar (143) dhe Shtetet e Bashkuara (114). Turqia kishte mesataren më të vogël (27) me 60% të pjesëmarrësve që pohonin se kishin vetëm pesë libra.

Autorja kryesore e studimit, Dr. Joanna Sikora tha se ekspozimi i adoleshentëve ndaj librave ishte baza e një “kulture prej dijetari” që u mundësonte përmirësime jetëgjata në edukim pavarësisht përparësive apo pengesave shoqërore.

Dobitë e librave ishin të njëjta në të gjitha vendet pavarësisht nivelit të arsimit të një personi, punës, gjinisë, moshës apo nivelit të arsimit të prindërve të tyre.

Sidoqoftë, Sikora theksoi se nuk ishte vetëm leximi që sillte këto përparësi.
“Është e vështirë ta vësh gishtin diku dhe të thuash- vetëm lexoni shumë. Ka më shumë se kaq. Është një kompleks i tërë rreth librave dhe leximit. Është e rëndësishme për fëmijët t’i shohin prindërit dhe njerëzit e tjerë të rrethuar me libra.”