Steven Tyler dhe Jimmy Fallon sjellin “Walk This Way” me instrumente lodra

Steven Tyler është si një dhuratë që dhuron vazhdimisht. Ai na ka bekuar edhe një herë me bashkëpunimin me Jimmy Fallon dhe The Roots ndërsa performojnë hitin klasik të Aerosmith të vitit 1975 “Walk This Way” duke përdorur “instrumentet e klasës”.

“Walk this Way” siç nuk e keni dëgjuar kurrë më parë

Është një nga segmentet e preferuara të shfaqjes sepse është si argëtuese ashtu edhe impresionuese. Steven Tyler ishte i mahnitshëm. Për të qenë të sinqertë, ai mund edhe ta këndojë edhe numëratorin telefonik dhe të shkëlqejë- ai është shumë i talentuar në aspektin vokal. Ata duken sikur po kënaqen shumë madje edhe Joe Perry po buzëqesh!

Qejfi bëhet në Vegas

“Ndihem sikur kemi qenë jashtë vëmendjes për ca kohë dhe do të ishte e mrekullueshme sikur të mund të rikthenim paksa historinë, andaj ky prodhim do të dalë në këtë mënyrë. Duam të bëjmë një shfaqje që nuk mund ta bëjmë kur jemi në rrugë në një turne të zakonshëm. Një shfaqje që ende përmban elementin Aerosmith dhe gjithë guximin e Aerosmith.”- Joe Perry

Ndonëse segmenti “Instrumentet e klasës” është disi i rrëmujshëm (edhe Steven Tyler duket i hutuar në disa raste), mund të presim performanca të mira. Aerosmith premton të sjellë më të mirën e vet në Vegas dhe e dimë që nuk do të zhgënjejnë.