KosovaLive360

Në raportin e  punës për vitin 2017, të miratuar nga Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK),  mes tjerash ceket se në kuadër të SHSKUK-së, nga muaji janar deri në fund të dhjetorit 2017,  janë ofruar 6.9 milionë shërbime të ndryshme shëndetësore. Në  këto shërbime përfshihen operacione, kontrolle specialistike, analiza laboratorike, ekzaminime diagnostike.

Në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme ka pasur gjithsej 164 973 pacientë të shtrirë me 881 711 ditë shërimi.

Në raport, bëhet e ditur se në nivel të QKUK dhe shtatë Spitalet e  Përgjithshme, janë kryer 40 509 operacione, përderisa janë ofruar 1.3 milionë shërbime dhe kontrolle në ambulancat specialistike.

Në laboratorët e QKUK dhe Spitaleve të Përgjithshme,  janë kryer gjithsej 2.7 milionë parametra laboratorike  për 458 484 pacientë.

Në shërbimet diagonstike në nivel të SHSKUK-së,  janë kryer 1.9  milionë shërbime, përfshirë,  rëntgen, tomografi të kompjuterizuar, rezonanca magnetike dhe ekzaminime tjera diagnostike.

Menaxhmenti i SHSKUK-së, me prioritet të lartë po merret që sa më shpejtë të funksionalizojë objektin e ri të ambulancave specialistike për degët kirurgjike, ortopedi, ftiziatri dhe degët internstike, objekt ky që do të ofroj kushte bashkëkohore për pacientët dhe stafin shëndetësorë që ofron shërbime shëndetësore.

Menaxhmenti i SHSKUK-së, në koordinim edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, po punojnë që furnizimi me barna dhe material shpenzues të  përmirësohet muajt në vijim, meqë janë në procedurë   prokurimi 300 artikuj  të shpallur  nga Ministria e Shëndetësisë.

Të Rekomanduara