KosovaLive360

Në Muzeun Etnografik të Gjakovës sot është shënuar Dita Ndërkombëtare e Muzeve, e cila si kudo në botë organizohet nga organizata e muzeve të botës, ICOM.

Besmir Hasi, drejtor i Muzeut Etnografik në Gjakovës ka treguar se kjo organizatë  e cila ka selinë në sekretariatin e UNESCO-s në Paris, ditë më parë ka bërë edhe pranimin e këtij muzeu të Gjakovës, e cila tashmë pritet të anëtarësohet në njërën prej komiteteve kombëtare të botës, pasi nuk ka të tillë në rajon.

“Në botë janë të njohura 35 mijë muze të 136 vendeve, në përbërje të së cilës janë 119 komitete kombëtare të muzeve dhe 30 sish ndërkombëtare” ka sqaruar Hasi, i cili njëherë ka bërë të ditur se në politikat e organizatës ICOM është i përfshirë edhe buxheti.

Para të pranishmëve në shënimin e këtij aktiviteti, ka folur dr. Alban Dobruna në përgjithësi për historikun e muzeve të botës, e në veçanti për historikun e muzeve në Gjakovë.

Dobruna ka shtuar që si ide muzeu ka lindur nga organizata e luftës nacionalçlirimtare në vitin 1951, ku do të ekspozoheshin materiale nga pjesëmarrësit dhe lufta nacionalçlirimtare, pasi Gjakova ishte qendër e saj në Kosovë, mirëpo që u realizua në vitin 1973.

Të Rekomanduara