KosovaLive360

Diplomati amerikan Scott Lang ka mbajtur të shtunën një ligjëratë para studentëve të Fakultetit Shkenca Politike dhe Diplomaci të Universitetit AAB me temën  “Politika e jashtme amerikane”, para të cilëve ka thënë se SHBA-të synojnë integrimin e gjithë kombeve ballkanike në NATO,  përfshirë Kosovën dhe Serbinë.

Ai ka bërë të ditur se SHBA-të po e përcjellin me vëmendje dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë  me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian  dhe se SHBA-të përkrahin  anëtarësimin në Bashkimin Evropian të të gjitha kombeve ballkanike.

Lang tha se Kroacia para se të bëhej vend anëtar i BE-së u anëtarësua në NATO së bashku me Shqipërinë  dhe se vendi i tij ka raporte të  mira Serbinë, edhe në nivelin ushtarak.

I pyetur se a e përkrah Amerika apo jo kërkesën e serbëve që Asociacioni i Komunave Serbe të ketë kompetenca ekzekutive, ai tha se SHBA-të  do të pranojnë marrëveshjet qe i nënshkruajnë të dyja qeveritë, ajo e Kosovës dhe Serbisë.

Të Rekomanduara