KosovaLive360

Modelet e reja të telefonave të mençur janë pasuruar me dizajn të bukur, kamerë të përmirësuar dhe veçori shtesë që do ta bëjnë më të lehtë dhe më të thjeshtë përvojën ditore të përdoruesve.

Prishtinë, 08 shkurt 2017 – Samsung Electronics Co., Ltd ka prezantuar sot serinë më të re të telefonave Galaxy A 2017, ku përfshihen Galaxy A5 5.2 inç dhe A3 4.7 inç, sot në Prishtinë. Modelet e reja të Samsung Galaxy A karakterizohen me dizajn të bukur, kamerë të përmirësuar dhe veçori shtesë që do ta bëjnë më të lehtë dhe më të thjeshtë përvojën ditore të përdoruesve.

Gjatë prezantimit të pajisjeve të reja, Pavle Zobundzija Drejtor i Departamentit të Telekomunikimit i rajonit Adriatic të Samsung Electronics, iu drejtua pjesëmarrësve dhe theksoi: Ne jemi jashtëzakonisht krenarë që t’i prezantojmë modelet e reja të serisë së telefonave të mençur Galaxy A 2017. Gjenerata e re gërsheton një dizajn elegant dhe veçori të avancuara që përdoruesit i presin nga telefonat Galaxy, dhe është i dizajnuar në atë formë që ta mbajë hapin me kërkesat e konsumatorit dhe ritmin e tyre të përditshëm.

Galaxy A posedon mbështjellës premium nga metali dhe xhami 3D në pjesën e pasme të telefonit, gjë që nxjerr në pah traditën e dizajnit premium të Samsungut. Një risi tjetër është vendosja e kamerës dhe e butonit kryesor në nivel të barabartë me sipërfaqen e telefonit, dukë i bërë pajisjen kompakte dhe të lehtë për t’u përdorur.

Seria e re e Galaxy A sjell veçoritë e përmirësuara për fotografi. Teknologjia e avancuar e kamerës mundëson fokus shumë preciz, që rezulton me fotografi të pastra dhe vibrante, edhe kur ato bëhen në ndriçim më të ulët. Edhe bërja e “selfieve” është thjeshtësuar. Kamera e përparme ka rezolucionin e njëjtë si ajo e pasme, falë së cilës përdoruesit do të jenë në gjendje të bëjnë fotografi të kualitetit të lartë, ndërkohë që ekrani do të shërbejë si dritë shtesë për foto sa më të ndritshme. Seria e pajisjeve të Galaxy A po ashtu ofron një ndërfaqe të thjeshtësuar të kamerës, duke i mundësuar përdoruesit ndërrimin e veçorive dhe filtrave instant që t’i japin efekte fotografive.

Përveç këtyre veçorive, Galaxy A ka certifikatën IP68 për qëndrueshmëri ndaj ujit dhe pluhurit, duke bërë që t’i përballojë elementet e ndryshme si shiun, djersën, rërën dhe pluhurin. Jetëgjatësia më e madhe e baterisë, mundëson që përdoruesi të jetë më gjatë i lidhur dhe me mundësinë për mbushje të shpejtë, bateria mbushet më shpejtë se kurrë më parë. Galaxy A është e pajisur me portin për USB të tipit C për lidhje sa më të lehtë. Veçoria tjetër, ‘Always on Display’ i mundëson përdoruesve që t’i shohin njoftimet në telefon pa pasur nevojë ta zgjojnë atë nga “fjetja”, duke mundësuar kursimin e kohës dhe të baterisë.

Seria e re e telefonave të mençur Galaxy A vjen me katër ngjyra moderne përfshirë të zezë me shkëlqim (Black Sky), të artë (Gold Sand), dhe ngjyrë pjeshkë (Peach Cloud), ndërsa këta telefona janë në dispozicion në çmimin e rekomanduar për Galaxy A5 480 euro dhe Galaxy A3 për 370 euro. Telefonat e ri Galaxy A në Kosovë mund t’i gjeni tek partnerët e Samsung në NTP Gama, Neptun Kosova dhe në dyqanet e IPKO-së. Po ashtu, përmes operatorit IPKO ju mund ta merrni telefonin e ri Galaxy A 2017 për zero euro, duke u abonuar në pakon PLAN 8.

Në anën tjetër, ju kujtojmë se që nga muaji mars i këtij viti, do të jetë në dispozicion edhe në Kosovë ora më e re e mençur e Samsung Gear S3, të cilën sot kanë pasur rastin ta shohin për së afërmi edhe gazetarët e mediave kosovare. Gear S3 është në dispozicion në dy versione për t’iu përshtatur stileve të ndryshme të përdoruesve: sport dhe klasike. Inspiruar nga dizajnët e orëve klasike të dorës dhe arti i punimit të tyre, Gear S3 gërsheton një dizajn bashkëkohor me teknologjinë e fundit mobile, përfshirë certifikimin IP68 për rezistencë ndaj ujit, dhe GPS duke e bërë pjesë të përkryer për t’ia shtuar çdo koleksioni të orëve të dorës. Çmimi i rekomanduar për shitje të Samsung Gear S3 është 499 EUR.

Të Rekomanduara