KosovaLive360

Më herët këtë vite kishte burime të shumta anonime të cilat thoshin se Samsung, Google dhe Apple janë duke punuar në një orë të mençur. Duke iu falënderuar një patenti të dalë në shesh së fundmi, mund të shohim dëshmi të cilat na thonë se Samsung po konsideron një produkte të tillë të quajtur Galaxy Gear.

Samsung nuk është një i huaj kur vjen puna tek aksesoret për produktet e tyre Galaxy. Si prodhuesi i vetëm i telefonave të mençur i cili ka përfshirë edhe një laps për Galaxy Note, apo aksesorët MP3 për S Pebble për versionin Galaxy S3, kemi parë që kompania ka dëshmuar se nuk është e frikësuar të marrë rreziqe. Aksesorët për Galaxy S4 duket se nuk janë aq të shumta sa ato të kaluarat, duke na lënë të hamendim se ata po punojnë në një aksesorë shumë më të sofistikuar siç është një orë e mençur. Edhe pse nuk kemi pare asnjë produkt ende, ajo do të duket ngjashëm me një orë dhe do të quhet Galaxy Gear.

Dizajni i skicave na lënë të imagjinojmv mjaftë shumë, por çfarë paraqitet në skicë duket si një rrip ore e cila mban një pajisje me ekran të lakueshëm në të. Samsung ka qenë duke testuar ekranet fleksibile për disa vite deri më tash, por nuk i kemi parë të dalin tek ndonjë produkt ende. Kjo orë do t’i ofronte përdoruesit një sipërfaqe interaktive e cila do të mund të përdoret edhe në sinkronizim me telefon. Por sikur me çdo ekran i cili do të vendoset në kyçin e dorës, jetëgjatësia e baterisë dhe një profil / ndërtim i hollë janë pjesë vitale e asaj se a do të funksionoj dizajni i Samsungut në jete reale apo jo.

Ka shumë entuziazëm sa i përket orëve të mençura në industrinë e teknologjisë tani, me projekte Kickstarter siç janë Pebble apo Metawatch të cilat po shohin një reagim gjigant nga audienca. /ln/

Të Rekomanduara