Të indinjuara nga papërgjegjësia e organeve të rendit dhe sigurisë, të shqetësuara nga mos interesimi për jetërat e grave dhe vajzave në vendin tonë, të tmerruara nga vrasjet makabre që po u bëhen grave dhe vajzave, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) i ka bërë thirrje shoqërisë kosovare “Mjaftë më me Vrasjen e Grave dhe Vajzave. Mjaftë më me arsyetimin e dhunës, mjaftë më me tolerimin e dhunës, mjaftë më me lirimin e dhunuesve, mjaftë më me dështime në prurje të drejtësise dhe në mbrojtje të qytetarëve të Kosovës.

“Mbrëmë u njohtuam për rastin e rradhës të dhunës në familje që pati fundin tragjik, ku u vra një grua dhe një fëmijë. Sipas raportimeve te mediave, vrasja ndodhi në Berkoc të Gjakovës, ku vrasësi pasi që fillimisht kishte kërcënuar përmes telefonit viktimën grua të moshës 40 vjeçare, kishte shkuar në shtëpinë e saj dhe aty e kishte vrarë atë dhe vajzën e saj 9 vjeçare. I njejti dyshohet të ketë qenë bashkëshorti i 40 vjeçares.

Sipas burimeve të RrGK-së, vrasësi kohë më parë ishte mbajtur në paraburgim (maj 2018) për ushtrim të dhunës në familje ndaj të ndjerës, për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor”. Policia e Kosovës ka qenë në dijeni për historikun e tij prej krimineli, përderisa gjykata e kishte liruar pas një muaji mbajtje paraburgim. Në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, dënimi minimal për këtë vepër penale është 3 muaj deri në 5 vjet burgim.

Lirimi i tij ka dërguar në vrjasen e gruas dhe të vajzës. RrGK beson, që në rast se i njejti do të ishte dënuar paraprakisht, sot nuk do të shkruanim këtë reagim dhe një grua e një fëmijë do të ishi në jetë. Në ditën e vrasjes, e ndjera kishte paralajmëruar policinë për kërcënimet që i kishte pranuar nga tashmë vrasësi i saj, por siç u raportua në media, policia kishte dështuar ta kontaktoj atë.

Është koha e fundit të reagojmë ndaj vrasësve të grave dhe vajzave. Është mëse e rëndësishme të vihen para drejtësisë kryesit e dhunës. Është mëse e rëndësishme që intitucionet përgjegjëse dhe individ që verpojnë në këto institucione të marrin ndëshkimin e duhur nga shoqëria. Ndëshkim moral dhe ndëshkim ligjor për mbrojtësit e vrasësve, për mirëmbajtësit e rendit patriarkal, për të cilët jeta e grave dhe e vajzave nuk ka kurrëfar vlere,” thuhet në një kumtesë për shtyp të
Rrjetit të Grave të Kosovës.