Rikthimi i dramës shqipe

Jonida Beqo, drejtoresha e teatrit të Metropolit ka dhënë një intervistë për ABC News ku ka shprehur shqetësimin rreth nënvlerësimit të dramës shqipe. Kjo shtyu realizimin e Metrofest 2, edicioni i dytë i dramës shqipe.

Drama shqipe, që deri më tash ishte në hije, duket sikur më në fund po merr vëmendjen e regjisorëve. Në teatrin e Metropolit, do mbahet edicioni i dytë i festivalit, ku do të paraqiten vepra që publiku nuk i ka parë më herët.

Përgjigja që morrën nga publiku dhe kërkesat ishin kaq të mëdha sa që e pamë me vlerë që të vazhdonim edhe në këtë edicion të dytë me një grup të ri veprash nga arkivat. Metrofest vjen sërish sivjet më 5 shfaqja që janë premiera, ndër të cilat vlen të përmendet “Rrajët që lëvizin” e Ernest Koliqit.” shprehet Jonida Beqo.

Beqo thotë se ka shumë drama shqiptare që duhet shfaqur në skenë.

Gjëja e parë që ne vëmë re kur hulumtojmë është që në fakt ka shumë dramaturgji shqiptare, e cila për një arsye apo një tjetër nuk është lëvruar përtej letërsisë. Por këto vepra duhen marrë, përshtatur, hulumtuar dhe ti sillen një publiku bashkëkohor. Ka komedi, drama dhe çdo gjë në mes.”

Publiku i gjërë i mirëpret dhe shijon këto vepra shqiptare, sipas drejtoreshës së teatrit.