KosovaLive360

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë mesazh urimi nga ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë,  Rexhep Meidani.

“I nderuar z.Haradinaj,

Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Kosovës.

Uroj që kjo detyrë kaq e rëndësishme si kreu i qeverisë të shërbejë më së miri në normalizimin e krizës politike, në stabilitetin  në vend e rajon si dhe në forcimin e perspektives europiane. Ju uroj punë të mbarë!”.

Të Rekomanduara