KosovaLive360

Duke marrë në konsideratë nevojat urgjente për ndërmarrje konkrete të veprimeve në terren respektivisht për të filluar me punët restauruese dhe konservuese në Qendrën Historike të Prizrenit si dhe ato të masave konsoliduese, preventive përfshirë dhe dokumentimin aty ku kërkohet dhe paraqitet si domosdoshmëri në përputhje me planifikimet buxhetore për vitin 2016 dhe 201.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka filluar me zbatimin  e aktiviteteve për ndërhyrje emergjente në disa prej objekteve në Qendrën Historike të Prizrenit.

Zbatimi i aktiviteteve rrjedhimisht i planit të punës, bazuar në vendimin e Ministrit për aktivitete konservuese-restauruese, ka filluar bazuar në shqyrtimet, vlerësimet dhe  miratimet paraprake nga institucionet kompetente.

Prioritetet e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren gjatë kësaj faze  janë projektet të cilat janë miratuar nga Komisioni për vlerësimin e projekteve restauruese  – konzervuese në kuadër të Institutit për mbrojtjen e monumenteve si dhe në përputhje me Dokumentin e Politikave Programore dhe Strategjinë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2017-2027.

Gjatë kësaj faze janë duke u zhvilluar punimet në disa objekte banimi si ato në Lagjën Marshi, në Sheshin Shadervan, në lagjën Panteli, si dhe në Xhaminë e Myderiz Ali Efendisë në Prizren.

Vazhdimi dhe avancimi i programit për intervenime emergjente do të vazhdoj edhe me tutje duke garantuar të drejtat e pronarëve, posedueseve dhe shfrytëzuesve të trashëgimisë kulturore në përputhje me ligjistacionin në fuqi.

Ruajta dhe mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore vazhdon të mbetet prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës. Riaftësimi dhe adaptimi i ndërtesave në Qendrën Historike të Prizrenit  do të bëhet konform standardeve profesionale dhe ligjore duke siguruar kështu ruajtjen  vlerave të tyre në njërën anë dhe shfrytëzimin e tyre nga shoqëria si potencial për zhvillim ekonomik, social dhe kulturorë në anën tjetër.

Të Rekomanduara