Pse çmimet e telefonave iPhone dhe Android do të rriten edhe më shumë

Kohëve të fundit është bërë normale blerja e telefonave me çmim prej 1,000 dollarë.

Edhe pse shumë kritikë kishin dyshuar se njerëzit do të paguanin $1,000 për telefonin iPhone X, Tim Cook, kryeshefi ekzekutiv i Apple, tha në korrik se ky telefon ishte shitur më së shumti nga të gjithë produket tjera të apple, për secilen javë që nga lansimi i saj më 3 nëntor 2017.

Me këto shitje, Apple ka vërtetuar se njerëzit do të paguanin aq para, ndoshta edhe më shumë, sa një laptop i fuqishëm. Pritet që telefoni më i ri nga Apple që do të zbulohet në shtator, të jetë edhe më i shtrenjtë se sa i fundit.

Por, Apple nuk është kompania e vetme që po i rrit çmimet e telefonave. Kompanitë e tjera si Samsung, Huawei e OnePlus po e bëjnë të njëjtën gjë.

Çmimet e telefonave Samsung ishin rritur për 15.1 për qind që nga Galaxy S7 në vitin 2016. Gjithashtu çmimet e telefonave Huawei ishin rritur për 33 për qind që nga viti 2016. Përndryshe, rritjen më të madhe të çmimit e kanë telefonat e OnePlus, me 32.6 për qind rritje në SHBA dhe 42.6 për qind rritje në Mbretërinë e Bashkuar.

Një nga arsyet pse këto telefona mobil janë aq të shtrenjtë është përdorimi multi-funksional i tyre: për komunikim, punë, fotografi dhe argëtim.

“Konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë shumë për një telefon mobil për shkak se është produkti më i rëndësishëm në jetën e tyre,”- tha Ben Wood, analisti kryesor i hulumtimit në CCS Insight.

Por, rritja e çmimeve nuk është edhe shumë e paarsyeshme. Procesorët e kamerat më të shpejtë dhe më të mirë kushtojnë më shumë për të krijuar. Hulumtimi dhe zhvillimi i produkteve dhe materialeve gjithashtu kushton shumë.

Ken Hong, drejtor i lartë i komunikimeve globale në LG, tha se “Faktorët kryesorë përfshijnë kosto e komponentëve, çmimi i konkurrentëve, tarifat etj.”

Google, ndryshe nga të tjerët, ka mbajtur çmimet e njëtratshme me telefonat Pixel 2 dhe Pixel 2 XL. Por, nëse Pixel 3, i cili pritet të lansohet në tetor, do të përfshijë një kamerë duo të pasëm dhe një pamje me ekran të plotë, atëherë Google mund të arsyetojë ngritjen e çmimit për t’u përshtatur me të tjerët.

Sipas Wood, rritja e kërkesës për më shumë hapësirë të ruajtjes në telefona ka kontribuar në rritjet e çmimeve. Kjo ndikon në rritjen e çmimit të memories dhe shtynë kompanitë të ndërtojnë më shumë fabrika për të plotësuar këto kërkesat.

“Për sa kohë që telefonat janë pajisja jonë kryesore gjatë gjithë ditës, blerësit do të jenë të gatshëm të shpenzojnë më shumë”, tha Milanesi, një analiste me Creative Strategies.

Me vendosjen e një precedenti për një telefon prej 1,000 $ që njerëzit kanë vërtetuar se do të blejnë, Apple ka krijuar një pikë të re çmimesh jo vetëm për vete por për industrinë mobile në tërësi.

“Ka një hapësirë ​​të madhe për të pasur [një iPhone] X Plus. Pse nuk do të ishte kjo $1,200?,” tha Wood, duke shtuar se njerëzit do të blenin një iPhone edhe më të shtrenjtë. “Do të ketë një reagim të menjëhershëm në  mediat sociale … dhe në heshtje njerëzit do të shkojnë dhe do ta blejnë “.

Ndërsa Apple mund të ketë fitimin më të madh, etiketa e çmuar e saj për iPhone X ndihmon konkurrentët të bëjnë më shumë para për telefon.

Por, çmimet e larta të telefonave me nivelit të lartë nuk do të thonë se kostoja e çdo telefoni do të rritet.

Mund të gjeni telefona të ndryshëm, si Motorola Moto G6 dhe E5 që kanë përafërsisht të njëjtin çmim cdo vjet, rreth $250. Huawei, Xiaomi, Nokia, Oppo, Assus e shumë brende të tjera prodhojnë telefona të mençur me çmime të përballueshme.

Foto nga Oliur në Unsplash