KosovaLive360

11 Nëntor 2016
Programet për menaxhimin e pemishteve

Bujqësia çdo ditë e më shumë është duke u zhvilluar. Në ditet e sotme përdorimi i teknologjisë së avancuar është i madh, edhe tek ne në Kosovë ka filluar që të përdoren programe të avancuara.

Programet i mundësojnë fermerit menaxhimin e pemishtes: planifikimin, monitorimin e motit dhe gjetjen e sëmundjeve, të dhënat mbi ekonomizimin e fermës, të dhëna mbi burimet dhe pasuritë, regjistrimin e resurseve, rritje analitike, reportet dhe kontrollin e makinerive, etj.

Menaxhimi i prodhimit, të mbjellave/të korrave

Këto programe i mundesojnë fermerit që në fermë shumë më lehtë të planifikojë, të monitorojë dhe të analizojë. Lëvrimi, mbrojtja e produkteve, plehrimi, ujitja, vjelja dhe të gjitha këto mund të menaxhohen përmes këtyre programeve. Gjithashtu fermeri mundet me percjellë të ardhurat sipas sasisë, çmimit dhe të llogarisë punën për orë për çdo aktivitet.

Disa prej programeve të cilët i mundësojnë fermerit t’i kryejë këto punë: 

Cropio (www.cropio.com)

EasyKeeper (www.easykeeper.com)

Agrivi (www.agrivi.com)

Plantator System (en.plantator.com/)

Agri360 (www.agrimap.com/)

FarmLogics (www.agrinavia.com)

Kontrollimi i motit dhe gjetja e insekteve – Mund të shikoni të dhënat e motit për 1 javë dhe 3 vitet e historisë të të gjitha fushave. Zhvillimi i sëmundjeve dhe insekteve mund të detektohen përmes algoritmave të alarmit nëse në fushë ka ndonjë rrezik nga insektet dhe sëmundjet.

Ekonomia e fermës – Këto programe i mbajnë të dhënat dhe dokumentet në një vend të njëjtë. Fermeri mund t’i gjurmojë shitjet, shpenzimet dhe investimet kapitale dhe mund t’i ndajë ato sipas prodhimit për kulturë (pemë, perime, etj.).

Inventarizimi i burimeve – Me këto sisteme është e mundur krijimi i një regjistri për punëtorë, për punëtorë sezonal, makina etj. Pastaj për komplekse fushash dhe parcela më të vogla si edhe për secilën kulturë veç e veç me çka fermerit i mundësohet kontroll më i lehtë mbi këto resurse. Po ashtu ky sistem mundëson regjistrin brenda depove për ruajtje si edhe të pajisjeve të nevojshme, pra fermerët arrijnë të identifikojnë në kohë nevojat si dhe të mësojnë gjendjen reale dhe të operojnë me lehtësi.

Analiza e rritjeve dhe raportimet – Me këtë sistem arrihet që të përcillen trendet e rritjeve dhe të gjinden dallimet në mes parcelave dhe kulturave. Poashtu mund të analizohet dhe gjenden shkaktarët e ngecjes apo rritjes krahasuar me një tjetër si dhe mund të mësohet se nga cila kulturë ka të ardhura më të larta. Këto raporte mund të mirren në PDF, Excel apo Word format.

swiim

swiimsystem.com

Bsc. Erzen Shehaj, Bachelor- Prodhimtari Bimore, Intern RECURA Agro. Recura është njësi eRECURA Financials e specializuar në ofrimin e shërbimeve këshilluese në fushën e bujqësise të dedikuara për agrobizneset në rritje. Qendra fokusohet në ofrimin e shërbimeve për ndërmarrjet bujqësore, qeverinë dhe hartuesit të politikave, investitorët, si dhe programet e asistencës teknike nga donatorët.

Të Rekomanduara