Produktet higjienike me aroma shkaktojnë ndotje të ajrit po aq sa veturat

Kemikatet që gjenden në produkte higjienike si shampo, parfume dhe produkte të pastrimit kanë po aq ndikim në ajër sa edhe lirimet e veturave, sipas një studimi nga National Oceanic and Atmospheric Administration (Administrata Ndërkombëtare Oqeanike dhe Atmosferike).

Avujt e liruar nga produktet e aromatizuara reagojnë me dritën e diellit, duke krijuar kështu ndotës të shtresës së ozonit, si dhe krijojnë grimca të vogla të dëmshme duke reaguar me kemikate të ndryshme në atmosferë.

Studimet e mëhershme vlerësuan se lirimet kryesore të gazeve të dëmshme ishte nga veturat (75%) e më pak nga produktet higjienike (25%), mirëpo studimi më i ri i hedh poshtë këtë supozime dhe sugjeron se lirimet e këtyre gazrave është i nyejt nga dy burimet.

“Gazolina mbahet e mbyllur dhe digjet për të fituar energji, mirëpo produktet higjienike janë të dizajnuara që të avullohen” thotë Jessica Gilman shkencëtare në National Oceanic and Atmospheric Administration.