Prezentohet libri i parë i Autostrada Biennale

Autostrada Bienale prezenton librin e saj të parë të quajtur: “Autostrada Biennale: Libri i përbashkët”, para publikut italian. Qëllimi kryesor i të cilit është promovimi i Biennales.

Prezentimi u bë në Teatro Garibaldi ku u diskutua ideja e themelimit të kësaj bienaleje dhe gjitha aktivitetet që janë realizuar. Poashtu u diskutua dhe ndikimi pozitiv që bienalja ka pasur në promovimin i lirisë së shprehjes, mendimit kritik dhe demokratik, krijimin i hapësirave të reja të ekspozimit si dhe  përfshirjen e qytetarëve pa dallim feje, kombësie apo kulture në organizimet e saj. Synimi kryesor i këtij organizimi ka qenë bashkimi i qytetarëve në mes vete dhe thyerja e tabuve.

Promovimi i këtij libri është përkrahur nga: Ekipi i Kombeve to Bashkura në Kosovë- UNKT përkatësisht Zyra e koordinatorit për zhvillim; Zyra zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim në Prishtinë; Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit; Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjik si dhe Komuna e Prizrenit dhe ajo e Prishtinës.

Arsyeja pse Manifesta12 është zgjedhur të jetë vendi për prezentimin e këtij libri është sepse ky vendi është adekuat për zbulimin dhe promovimin e artistëve të rinj, stimulimin e ideve dhe krijimeve të reja.