Presidenti Thaçi takoi homologun armen, Armen Sarkissian

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me presidentin e Armenisë, Armen Sarkissian, i cili është nikoqir i liderëve në Samitin e 17-të të Frankofonisë.

Ai e ka falënderuar homologun e tij armen për mikpritjen dhe organizimin e shkëlqyer të Samitit të Frankofonisë, ku Kosova arriti të bëhet anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë.

Presidenti Thaçi dhe homologu i tij Sarkissian kanë diskutuar për çështje të interesit të përbashkët ndërmjet dy shteteve dhe janë dakorduar që të vazhdojnë komunikimin e ndërsjellë edhe në të ardhmen.