KosovaLive360

22 Shtator 2017
Presidenti Thaçi kërkon njohjen e Kosovës nga shtetet anëtare të Ligës Arabe

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot në Nju Jork, sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Kreu i shtetit e falënderoi sekretarin About Gheit për angazhimin e tij personal dhe të liderëve të vendeve të Ligës Arabe për forcimin e partneritetit të Kosovës më shtetet e Ligës Arabe dhe për afirmimin e Kosovës në vendet anëtare të kësaj organizate.

Në takim u diskutua edhe për intensifikimin e përpjekjeve për të lobuar për njohjen e Kosovës nga shtetet e Afrikës Veriore që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Të Rekomanduara