Politika e privatësisë

Kjo politikë e privatësisë rregullon mënyrën sipas të cilës kosovalive360.com mbledh, përdor, ruan dhe zbulon informacionin e mbledhur nga përdoruesit (në vazhdim “Përdoruesi”) e sajtit  www.kosovalive360.com  (“Sajti”). Kjo politikë e privatësisë zbatohet për sajtin dhe të gjitha produktet dhe shërbimet e ofruara nga kosovalive360.com.

Informacioni i identifikimit personal

Ne mund të mbledhim informacion për identifikimin personal të përdoruesve në mënyra të ndryshme, atëherë kur përdoruesit e vizitojnë faqen tonë, abonohen në fletushka elektronike, përgjigjen në një sondazh, plotësojnë një formular lidhur me aktivitetet, shërbimet, veçoritë ose burimet që i bëjmë të disponueshme në faqen tonë, por jo vetëm. Varësisht nga rasti, përdoruesve mund t’u kërkohet emri dhe emaili. Megjithatë, përdoruesit mund ta vizitojnë faqen tonë në mënyrë anonime. Ne do të mbledhim informacion personal identifikues nga përdoruesit vetëm nëse ata vullnetarisht japin një informacion të tillë. Përdoruesit gjithmonë mund të refuzojnë të japin informacion për identifikim personal, me përjashtim të rasteve kur mund të pengohen që të angazhohen në disa aktivitete të lidhura me faqe.

Informacioni i identifikimit jo personal

Ne mund të mbledhim informacion identifikimi jo personal për përdoruesit sa herë që ndërveprojnë me faqen tonë. Informacioni i identifikimit jo personal mund të përfshijë emrin e shfletuesit, llojin e kompjuterit dhe informata teknike për përdoruesit e sajtit, siç janë sistemi operativ, shfrytëzimi i shërbimeve të internetit dhe informacione të tjera të ngjashme.

“Cookies” e shfletuesit të faqes

Sajti ynë mund të përdorë “cookies” për të përmirësuar përvojën e përdoruesit. Shfletuesi i faqes vendos cookies në hard drive të përdoruesit për të mbajtur shënime dhe nganjëherë për të gjetur informacion rreth tyre. Përdoruesi mund ta përcaktoj që shfletuesi i Internetit t’i refuzojë “cookies” ose të njoftohet kur dërgohen cookies. Nëse ata veprojnë kështu, kijeni parasysh se disa pjesë të sajtit mund të mos funksionojnë siç duhet.

Si e përdorim informacionin e mbledhur?

Kosovalive360.com mund të mbledh dhetë përdor të dhënat personale të përdoruesit për qëllimet e mëposhtme:

– Për ta përmirësuar shërbimin ndaj klientit

Informacioni që jepni na ndihmon t’i përgjigjemi kërkesave të shërbimit të klientit dhe nevojave tuaja në mënyrë më efikase.

– Për ta personalizuar përvojën e përdoruesit

Ne mund ta përdorim informacionin në tërësi për të kuptuar se si përdoruesit tanë si grup i përdorin shërbimet dhe burimet e ofruara në faqen tonë.

– Për ta përmirësuar sajtin tonë

Ne mund t’i përdorim reagimet tuaja për t’i  përmirësuar produktet dhe shërbimet tona.

–  Për të dërguar emaila periodikë

Nëse përdoruesit vendosin të abonohen në listën tonë të postimeve, ata do të marrin email, i cili mund të përfshijë lajmet e kompanisë, përditësimet, informacionet e lidhura me produktet ose shërbimet, etj. Nëse në çdo kohë që përdoruesi dëshiron të çregjistrohet nga marrja e emailave të ardhshëm, ne i kemi të përfshira udhëzimet e çregjistrimit në fund të çdo emaili ose përdoruesi mund të na kontaktojë përmes sajtit tonë.

Si e mbrojmë informacionin tuaj?

Ne përvetësojmë metoda të përshtatshme për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave dhe për masat e sigurisë për mbrojtjen e informatave tuaja personale (emri i përdoruesit, fjalëkalimi, transaksioni dhe të dhënat e ruajtura në sajtin tonë) nga qasja, ndryshimi, zbulimi ose shkatërrimi i paautorizuar.

Sajti ynë është në përputhje me standardet e ndjeshmërisë PCI në mënyrë që të krijojë një mjedis sa më të sigurtë të mundshëm për përdoruesit.

Shpërndarja e informacionit tuaj personal

Ne nuk i shesim, tregtojmë ose marrim me qira të dhënat e identifikimit personal të përdoruesve. Ne mund të shpërndajmë informacione agregate demografike të gjeneruara me partnerët tanë të biznesit, bashkëpunëtorët e besuar dhe reklamuesit për qëllimet e përshkruara më sipër, që nuk lidhen me ndonjë informacion të identifikimit personal të vizitorëve dhe përdoruesve. Ne mund t’i përdorim ofruesit e shërbimeve të palëve të treta për të na ndihmuar të veprojmë në biznesin tonë dhe në faqe dhe administrues të aktiviteteve në emrin tonë, të tilla si dërgimi i fletushkave elektronike ose sondazheve. Ne mund t’i shpërndajmë informacionet tuaja me këto palë të treta për këto qëllime nëse e kemi marrë lejen tuaj paraprakisht.

Faqet e internetit të palëve të treta

Përdoruesit mund të gjejnë reklama ose përmbajtje të tjera në faqen tonë që lidhen me faqet dhe shërbimet e partnerëve tanë, furnizuesve, reklamuesve, sponsorëve, licensuesve dhe palëve tjera të treta. Ne nuk e kontrollojmë përmbajtjen ose linqet që shfaqen në këto faqe dhe nuk jemi përgjegjës për praktikat e përdorura nga faqet e internetit të lidhura me ose nga faqja jonë. Përveç kësaj, këto faqe ose shërbime, duke përfshirë përmbajtjen dhe linqet e tyre, mund të ndryshojnë vazhdimisht. Këto faqe dhe shërbime mund të kenë politikat e tyre të privatësisë dhe politikat e shërbimit të klientit. Shfletimi dhe ndërveprimi në ndonjë faqe tjetër, duke përfshirë faqet e internetit të cilat kanë lidhje me faqen tonë u nënshtrohet kushteve dhe politikave të tyre.

Reklamimi

Reklamat që shfaqen në faqen tonë mund të dërgohen te përdoruesit nga partnerët e reklamimit, të cilët mund të vendosin “cookies”. Këto “cookies” e lejojnë serverin e reklamave ta njohin kompjuterin tuaj sa herë që ju dërgojnë një shpallje online për të përpiluar informacione jo personale mbi ju ose për të tjerët që e përdorin kompjuterin tuaj. Ky informacion i lejon rrjetet e reklamave që, ndër të tjera, të shfaqin reklama të caktuara që ata besojnë se do të jenë më shumë në interesin tuaj. Kjo politikë e privatësisë nuk mbulon përdorimin e “cookies” nga ndonjë reklamues.

Ndryshimet në politikën e privatësisë

Kosovalive360.com ka lirinë e veprimit për ta përditësuar këtë politikë të privatësisë në çdo kohë. Kur bëjmë përditësime, do të postojmë një njoftim në faqen tonë, do ta përditësojmë datën në fund të kësaj faqeje dhe do t’ju dërgojmë një email. Ne i inkurajojmë përdoruesit që ta kontrollojnë shpesh këtë faqe për çdo ndryshim që të jenë të informuar se si po u ndihmojmë për t’i mbrojtur informacionet personale që i mbledhim. Ju pranoni dhe pajtoheni se është përgjegjësia juaj për ta rishikuar periodikisht këtë politikë të privatësisë dhe që të informoheni për modifikimet.

Pranimi i këtyre kushteve

Përdorimi i këtij sajti nga ana juaj nënkupton edhe pranimin e kësaj politike. Nëse nuk pajtoheni me këtë politikë, ju lutemi mos e përdorni sajtin tonë. Nëse e përdorni vazhdimisht këtë sajt pas publikimit të ndryshimeve në këtë politikë, do të konsiderohet se ju i pranoni këto ndryshime.

Na kontaktoni

Nëse keni ndonjë pyetje për këtë politikë të privatësisë, praktikat e këtij sajti ose marrëveshjet tuaja me këtë faqe, ju lutemi të na kontaktoni në:

Garibaldi, nr. 23, 10000 Prishtinë, Kosovë

info@kosovalive360.com

Përditësimi i fundit i këtij dokumenti është bërë më 12 korrik 2018.