KosovaLive360

22 Janar 2018
Policia vazhdon me zbatimin e ligjeve edhe me konfiskimin e armëve dhe municionit

Policia e Kosovës, me qëllim të ngritjes së sigurisë vazhdon me aktivitete të shtuara në zbatimin e ligjeve edhe të fushës për konfiskimin e armëve, gjegjësisht zbatimin e autorizimeve dhe kompetencave të dhëna për organin kundërvajtës-Policinë.

Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri në kohën që informojmë, janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i armëve dhe municioneve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, dhe ndaj personave kundërvajtës janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet.

Sektori i hetimeve ne Pejë, e  përkrahur edhe nga njësite tjera policore pranë stacionit policor ne Pejë, kanë zbuluar dhe vepruar në pesë (5) raste të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Oficerët policor me një pike kontrolli ne magjistralen Peje –Deçan, aty policët kanë ndaluar veturën ‘Mercedes’, ku në brendësi të automjetit gjendeshin dy persona. Gjatë kontrollit te pasagjeri ishte gjetur  një pistolete  e llojit ‘TT’, prodhim Jugosllav, me një karikator dhe  dy (2) fishekë. I dyshuari është arrestuar  dhe arma është konfiskuar.

Me datë 09.01.2018, policia përmes burimeve operative kishte pranuar informatë se një i dyshuar kishte në posedim  një arme zjarri të cilën e mbante në shtëpinë e tij. Sektori i hetimeve në Pejë i përkrahur edhe nga njësitë tjera policore pasi ka siguruar urdhrin verbal për bastisje, nga gjyqtari i procedurës paraprake, me datën e cekur me larte rreth orës 18:20 , kishte shkuar te shtëpia e te dyshuarit ne fshatin  Nepole komuna Pejë dhe është arritur të konfiskojë një armë automatike të llojit AK/47, me një karikator  dhe 10 fishek kalibër 7.62 X 39 mm. I dyshuari  pasi intervistimit  me urdhër te prokurorit  është liruar  në  procedurë te rregullt.

Po ashtu, sektori i hetimeve  i përkrahur edhe nga njësite tjera te stacionit policor  ne Pejë , ka bërë ekzekutimin e  një urdhërese të lëshuar nga Gjykata themelore në Pejë, me të cilën polica urdhërohej të kryente  një bastisje kontrolli, në shtëpinë e një te dyshuari dhe gjatë ekzekutimit  të urdhëresës  ka arrit  që në shtëpinë e të dyshuarit  të gjejë  dhe konfiskoj një armë të zjarrit,  ‘Pistolete Ekol Firat‘, me një karikator. I dyshuari është arrestuar dhe arma është konfiskuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar ne procedurë të rregullt.

Me datë 15.01.2018, rreth orës 12:55, deri sa patrulla policore  ishte ne patrullim  ne Rr” Vëllezërit  Gërvalla”, në afërsi te stacionit te autobusëve ne Pejë, kishte vërejtur disa persona duke u përleshur në mes vete. Policët me njëherë kanë ndërhyrë edhe duke e rrezikuar jetën e tyre vetëm dhe vetëm të parandalojnë ndonjë rast me të rëndë, pasi që ishin të armatosur, gjatë këtij aksioni policor kanë bërë arrestimin e  dy personave te dyshuar.

Policët në këtë aksion-ndërhyrje policore dhe gjatë  bastisjes në vend ngjarje te këtyre personave te involvuar ne incident  kanë  arritur qe tek njeri nga të dyshuarit te gjejnë dhe konfiskojnë armen e llojit ‘Pistolete’ e kalibrit 7.65 mm , me një karikator, gjashte (6) fishek. Të dyshuarit janë arrestuar dhe  me urdhër te prokurorit te shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve. Të njëjtëve nga  Gjykata Themelore ne Pejë iu është caktuar masa e paraburgimit ne kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Po ashtu edhe me datë 18.01.2018 , duke filluar nga ora 07:00, sektori i hetimeve  i përkrahur edhe nga njësite tjera te stacionit policor  ne Pejë, ka bëre ekzekutimin e  një urdhërese të lëshuar nga Gjykata themelore në Pejë, me te cilën policia urdhërohej  te kryente  një bastisje kontrolli  , në shtëpinë e një te dyshuari .  Polica gjate ekzekutimit  të urdhëresës  ka arrit  qe ne shtëpinë e te dyshuarit  te gjeje  një arme  te zjarrit, A K-47, me një karikator , dy fishek , një bajonete  dhe  dy granata  te dorës.

Policia ka konfiskuar armën e cekur, ndërsa lidhur me granatat e dorës në vendin e ngjarjes ka ardhur njësiti i specializua për deminim të cilët edhe kanë bërë tërheqjen e granatave. I dyshuari është arrestuar dhe arma është konfiskuar, pas intervistimit  me urdhër te prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.

Të Rekomanduara