KosovaLive360

Më datë 17.05.2018, rreth orës 14:00 në lagjen Emshir, saktësisht në rrugën “12 Qershori” në Prishtinë, policia ka arrestuar një person të dyshuar për Mbajtje në pronësi- posedim të paautorizuar të armës.

I gjithë aksioni është zhvilluar nga njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, respektivisht nga njësiti me rroba civile, të cilët kanë vërejtur personin e dyshuar  duke fshehur armët prapa një shkurreje në rrugën e sipërshënuar.

Ka qenë i shpejtë reagimi i policisë, ai që ka mundësuar arrestimin e personit të dyshuar: F.H. mashkull, 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe konfiskimin e dy armëve: një armë e shkurtër e tipit  Zastava Magnum 357, një armë e shkurtër e  tipit Bereta” cal. 7.65, dhe 11 fishekë.

Personi i dyshuar pas arrestimit me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që me rastin po merret, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Të Rekomanduara