KosovaLive360
KosovaLive360

Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i dyshuar, V. G. Pjesëtar i Policisë së Kosovës jashtë detyrës zyrtare, pas një mosmarrëveshje  ka shti me armë zjarri në drejtim të viktimës Bekim Birinxhikun  , i cili nga plaga e marrë rreth orës 16:30 ka ndërruar jetë në emergjencen e Spitalit të Skenderajt.

“Sot me 2 nëntor 2013 rreth orës 16:00, Policia e Kosovës ka pranuar  një informacion së në qytetin e Skenderajt, në vendin te xhamia ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri dhe si pasjoj e këtij incidenit një person ka mbetur i plagosur.

Dyshohet se deri te ky incident tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje që ka ndodhur në mes të dy personave, ku si pasojë e saj ka ardhë edhe deri te vrasja me arme zjarri.

Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetime intensive lidhur me rastin,  ndërsa personi i dyshuar është vetëdorzuar në polici, ku policia të njëjtit i ka konfiskuar armën dhe ka ndërmarrë të  gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe administrative për suspendimin e tij.

Ky rast është një rast kriminal dhe i izoluar dhe nga informacionet e deritanishme në asnjë rrethanë nuk nderlidhet  me procesin zgjedhor që mbahet me 3 nëntor 2013.

Lidhur me këtë rast janë inkuadruar të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës për të zhvilluar hetimet e mëtutjeshme,” thuhet në njoftimin e dhënë nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës./kl/

 

Të Rekomanduara