Po ju qërohet lëkura? Çfarë mund të tregojë ky fakt

A po pyesni veten pse lëkura e duarve dhe këmbëve po ju çahet dhe qërohet?

Në shumicën e rasteve, është thjesht shkaku i lëkurës së thatë e cila ndodh shkaku i ndryshimeve sezonale apo mungesës së lagështisë. Por ka disa raste ku duhet t’u kushtohet më shumë rëndësi.

Ekzema

Ekzema është gjendje e lëkurës e cila dëmton aftësinë e lëkurës për të mbrojtur veten, duke lejuar të dëmtohet leht. Varësisht nga individi, një person mund të përjetoj qërim të lëkurës si reagim ndaj djersës, ajrit të ftohtë, banjove të nxehta, sapunëve, detergjentëve dhe polenit. Nëse dyshoni se e keni këtë sëmundje atëherë është e rëndësishme të konsultoheni me një dermatolog.

Djegie nga dielli

A keni qëndruar në diell kohëve të fundit? Ka mundësi se qërimi i lëkurës tuaj të vijë për këtë shkak, sidomos nëse nuk keni përdorur krem për mbrojtje nga dielli. Në këtë rast qërimi mund të zgjas deri në një javë. Mos u mundoni ta qëroni vet lëkurën pasi mund të ju mbes shenjë.

Këmbët e atletit

Kjo është sëmundje kërpudhore e lëkurës e cila prek këmbët. Zakonisht fillon me një krisje në gishtat e këmbës dhe mund të zgjerohet në pjesë tjera të këmbës. Qërimi i lëkurës mund të shoqërohet me kruarje dhe therje.

Veshja e këpucëve të mbyllura si dhe djersa mund të shkaktojnë këto simptoma.

Kur vendos këmbën në një këpucë të mbyllur, ajo reagon si një furrë pasi që brenda është ngrohtë dhe errësirë dhe kjo ta “gatuan” këmbën tënde,” tha Mark Hinkes, podiatrist.