KosovaLive360

Policia e Kosovës është njoftuar se në fshatin Lëbushë-Deçan, kishte gjuajtje me armë zjarri, ku mbetet i plagosur viktima mashkull shqiptar.

Policia i është përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes dhe me të arritur është hasur i dyshuari U. L. 1965, i cili është arrestuar nga ana e Policisë si dhe është bërë konfiskimi i 1 (një) arme të zjarrit M-57 kalibër 7.62 mm, me një karikator me 6 copë fishekë të kalibrit të njëjtë.

Viktima, i plagosur nga arma e zjarrit, është dërguar në QKMF Deçan, e më pas në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë dhe sipas vlerësimit të ekipit mjekësor gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Hetuesit policorë rajonal, në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje në tentativë’.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

Të Rekomanduara