Pipat plastikë nuk janë të dëmshëm vetëm për ambientin, por edhe për trupin tuaj

Vetëm disa vite më parë, sa herë që keni marë një pije të ftohtë me vete, automatikisht  keni marë edhe një pip, dhe me shumë gjasë nuk keni menduar dy herë për këtë. Seattle është qyteti më i madh që iu është bashkangjitur së paku 12 qyteteve të tjera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të ndaluar pipat plastikë. McDonald’s në Britaninë e Madhe dhe KFC në Singapor gjithashtu kanë servuar pipat e tyre të fundit.

Qeveritë dhe kompanitë po ndërmarrin këtë aksion për shkak të rritjes masive të masës së mbeturinave të generuar nga një gjë, për të cilën njerëzit nuk kanë fare nevojë. Përafërsisht 7.5 përqind e plastikës në ambient vjen nga pipat plastikë dhe lugët plastike, sipas një analize nga një grup i organizatave joqeveritare për hulumtime në ndotje që quhet “Better Alternatives Now” (Alternativa më të Mira Tani), rezultatet e së cilës janë bazuar në mbeturina të mbledhura nga vullnetarë nga e gjithë bota. Një raport i fundit i Forumit Ekonimik Botëror projekton që deri në vitin 2050, plastika në oqeanet tona do të peshojë më shumë se sa peshqit.

Nëse kjo nuk është aq bindëse, ekzistojnë disa arsyje, më pak të njohura, lidhur me shëndetin, për të mos i përdorur këto tuba të vegjël plastikë. Këtu janë disa nga shqetësimet.

 

Gazërat dhe Fryrjet

Duke pirë nga një pip, ajri futet në traktin tretës. Kjo shkakton simptoma jo të rehatshme të tretjes, sikurse gazërat dhe fryrjet. Christy Brissette, një dietiste, thotë se ajo ka parë përmirësime tek klientët e saj pasi që i kanë lënë pipat, e edhe disa shprehi të tjera që lejojnë që ajri të futet në traktin e tretjes, si pirja e pijeve të gazuara dhe përtypja e çamçakëzit.

 

Dëmtimet e dhëmbëve

Pirja e pijeve acidike apo me sheqe përmes një pipi të plastikës mund të rrisë gjasat e dëmtimeve të dhëmbëve. Pipat bartin një curril të koncentruar të lëngut drejt një pjese të vogël të dhëmbëve, gjë që mund të gërryej smaltin dhe të shkaktojë kalbje të dhëmbëve. Në anën tjetër, pipat e plastikës mund të zbresin rrezikun e dëmtimeve të dhëmbëve nëse pozicionohet mbrapa dhëmbëve, në fund të fytit, megjthëse kjo mënyrë nuk është realist apo rehat për shumë njerëz.

 

Elementet Kimike

Shumica e pipave plastikë që përdoren vetëm një herë përbëhen nga polipropileni, një lloj i plastikës që më së shpeshti formohet nga petroleumi (naftë). Polipropileni mendohet të jetë i sigurtë për ushqim në sasi të aprovuara nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçaeve. Por ka prova që elementet kimike nga polipropileni mund të kullohet në lëngje dhe mund të lirojë përzierje të cilat mund të ndikojnë në nivele të estrogjenit, veçanërisht kur i ekspozohet nxehtësisë, pijeve acidike apo dritës UV.

Një fakt tjetër është se plastikat e degraduara që gjinden në oqeane gëlltiten nga kafshët e detit, ku këto të fundit mund të arrijnë deri në tryezat tona. Kështu, jo vetëm që plastika mund të dëmtojë kafshët – mendoni për breshkën e cila kishte pasur një pip të plastikës në hundë – por disa copa, me substancat kimike toksike që përmbajnë ato, mund të na dëmtojnë të gjithëve.

 

Rrudhat

Përdorimi i rregullt i pipave mund të krijojë rrudha rreth gojës, njëjtë sikur duhanpirësit. Këto “vija” mund të bindin masën të mos përdorin më pipat e plastikës.

 

Konsumimi i tepërt i sheqerit dhe alkoolit

Është argumentuar se pirja e lëngjeve si pijet joalkoolike përmes një pipi të plastikës mund të kontribuojë në marrjen e tepërt të sheqerit. Mendohet se pipat ju shkaktojnë të pini një volum më të madh të lëngjeve më shpejt sesa të pini nga një gotë ose një filxhan. Plus, njerëzit nuk janë shumë të saktë në vlerësimin e sasisë së lëngjeve që ata marrin, veçanërisht nëse ata janë të hutuar nga një film ose ekran i një telefoni të mençur.

Ideja që pirja e alkoolit me pip të plastikës të çon në dehje më të shpejtë është një tjetër teori që është përsëritur shpesh. Megjithatë, shumë si teoria e marjes së tepërt të sheqerit, është e njohur, por jo e dëshmuar.


Të fajësosh pipat e plastikës për konsum të tepërt të sheqerit është sikur të fajësosh një pirun për shtim në peshë. Brisette sugjeron që është më pak duhet fajësuar mekanizmi i shpërndarjes dhe më shumë se çfarë është në anën tjetër.

 

Një paralajmërim
Për arsye mjedisore dhe për shkak të implikimeve shëndetësore, Brisette thotë se është në favor të heqjes dorë nga pipat plastikë – me një paralajmërim. Ata duhet të jenë ende në dispozicion për njerëzit me aftësi të kufizuara të cilët me të vërtetë kanë nevojë për to.

“Në punën time me pacientët me gjendje neuromuskulare dhe vështirësi të tjera, unë kam parë se si pipat për pirje mund të krijojnë pavarësi më të madhe kur pinë pije. Pipat e letrës nuk janë mjaft të qëndrueshme për disa nga këta individë, kështu që ndalimet e pipave plastikë mund ta bëjnë jetën e tyre më të vështirë.”- thotë Brisette.

 

Ofrimi i pipave plastike sipas kërkesës, ashtu siç bëhet në disa vende, do të lejonte qasje për vetëm ata që me të vërtetë kanë nevojë. Për njerëzit që duan të vazhdojnë të përdorin pipat, ekzistojnë shumë opsione më eko-miqësore.

“Unë kam parë materiale të ndryshme si bambu, silikoni, qelqi, çelik dhe madje edhe tubat e gjatë të makaronave! Sigurohuni që pipat e juaj të ripërdorshme nuk janë trajtuar kimikisht dhe pastrohen lehtë. Gjithashtu mbani në mend se pipat më të ngurtë rrisin rrezikun e lëndimit në gojë dhe nuk duhet të përdoren nga fëmijët.” thotë ajo.

 

Përderisa lëvizja kundër pipave të plastikës është një hap mbresëlënës drejt reduktimit të mbeturinave në oqeanet tona, ka shumë punë për t’u bërë. Nëse ne e pëlqejmë apo jo, plastika është një pjesë e jona tani. Substancat kimike nga prodhimet plastike shfaqen në urinë, gjak dhe qelizat tona. Brissete bën thirrje që ne të marrim bisedën përtej pipave dhe të lëvizim për të zvogëluar përdorimin e të gjitha produkteve të plastikës, që përdoren vetëm një herë, në jetën tonë të përditshme për të mbrojtur oqeanet tona dhe veten tonë.