KosovaLive360

Përfaqësimi diplomatik i Republikës së Kosovës në Kostarikë është një rezultat i rëndësishëm i punës dhe përkushtimit tonë të vazhdueshëm, që t’i ri-hapim dyert e të forcojmë marrëdhëniet me shtetet që e kanë njohur Kosovën, ndërkohë që të lobojmë fuqishëm tek ato jo-njohëse nëpërmjet ndërtimit të miqësive të reja.

Kjo do të mund të arrihej nëpërmjet një prezence të shtuar diplomatike të Kosovës gjithandej nëpër botë dhe me një diplomaci proaktike, gjë e cila edhe po ndodhë.

Kështu e ka vlerësuar kreu i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, akreditimin e Ambasadorës së Republikës së Kosovës në Panama, Zana Rudi, si Ambasadore jo rezidente edhe në shtetin e Kostarikës.

Ambasadorja Rudi, të premten më 13 prill, i dorëzoi letrat kredenciale presidentit në detyrë të Kostarikës, Helio Fallas Venegas, si dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të këtij shteti, Manuel Antonio Gonzalez Sanz.

Kostarika e kishte njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës në ditën e njëjtë që ajo ishte shpallur, më 17 shkurt, 2008, ndërkohë që marrëdhëniet në mes dy vendeve kanë shënuar ngritje të vazhdueshme që nga atëherë.

Për më shumë informacione në lidhje me ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga ambasadorja Rudi tek përfaqësuesit e shtetit pritës mund të gjeni në linkun e mëposhtëm.

Të Rekomanduara