KosovaLive360

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor sot i është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës duke thënë se ka ardhur në Kosovë si një mik i shqiptarëve, serbëve dhe i të gjithë kombësive në Kosovë.

“Unë erdha në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë që ne të forcojmë marrëdhëniet e mira. Pranoni urimet e mia më të sinqerta për të ardhmen e juaj të ndritur”.

Pahor për dialogun në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se duhet të zbatohet kjo marrëveshje sa më parë, që të bindet BE-ja që edhe këto vende duhet të jenë pjesë e BE-së.

Ai ka folur edhe për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë që mos të hezitohet dhe të zgjidhet se kjo do t’i hap Kosovës rrugën drejt BE-së dhe NATO-s.

“Sllovenia do t’ju ndihmojë dhe do të jetë gjithmonë përkrahëse e Kosovës. Përgjegjësi e BE-së është që të na hap dyert, mirëpo ne jemi përgjegjës për krijimin e bashkëpunimit. Vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që të arrihet një e ardhme më e mirë”, ka thënë presidenti Pahor.

Të Rekomanduara