KosovaLive360

19 Janar 2018
OVL e UÇK lusin ambasadorët e shteteve të QUINT-it, të mos bëjnë presion mbi deputetët

Duke parë situatën e krijuar në vend, pas shumë kërkesave për shfuqizimin e gjykatës së njëanshme speciale dhe keqinterpretimeve mediale që po bëhen, OVL e UÇK-së lëshon komunikatë.

“Ne si OVL UÇK, ishim dje dhe jemi edhe sot për shfuqizimin e Gjykatës Speciale sepse konsiderojmë se kjo gjykatë është e njëanshme, prandaj përmes kësaj komunikate i bëjmë me dije opinionit publik se ne si veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk kemi qenë dhe as nuk jemi kundër drejtësisë dhe organeve të saj, por kemi qenë dhe jemi kundër padrejtësive që po na shkaktohen si popull viktimë e luftës së fundit në Kosovë, sepse siç e dini, ne kemi kërkuar dhe kërkojmë në vazhdimësi që të krijohet Gjykatë vendore, e cila do të merrej me gjykimin e të gjitha krimeve të shkaktuara gjatë luftës në Kosovë.

Sa i përket kësaj, i lusim Ambasadorët e shteteve mike të KUINT-it, që të mos bëjnë presion mbi deputetët e Kuvendit të Republikes së Kosovës, sepse ata janë sovrani i votës së popullit”.

 

Kurse, kërkojmë nga Kryesia e Kuvendit dhe Kryetari i saj, që ta procedojnë iniciativën për shfuqizimin e gjykatës special, si obligim kushtetues që e kanë.

Të Rekomanduara