KosovaLive360

Në ambientet e Odës të Afarizmit në Kosovë u mbajt tyreza e diskutimit “Tregu i naftës në Kosovë”, ku gjatë kësaj tryeze u fol për  ligjin e naftës, kontrollin e cilësisë dhe sasisë së naftës, licencat, kyçja në rrugë dhe ndotja e ambientit nga përdorusit e naftës.

Mos miratimi ligjit të ri për rregullimin e tregut të naftës, ka bërë që bizneset të kenë probleme serioze në zhvillimin e këtij sektori përkundër që sjellin të hyra më të mëdha për buxhetin e vendit. Sipas naftëtarëve me rregullimin e ligjit për naftën do të eleminoheshin problemet me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë.

Drejtori i OAK-së, Ismet Mulaj, në fjalimin e tij potencoi qëllimin e OAK-së që të jenë sa më afër bizneseve dhe kërkojë nga institucionet përgjegjësë por edhe naftëtarët që të bashkohen për të bërë ndryshime e nevojshme që ky sektor të sjell të mira për vendin.

Ndërsa zëvendësministëri në Ministrin e Financave, Hyzer Gashi iu premtoi naftëtarëve që do të mundohet të rregulloi zingjirin bashkëpunues mes institucioneve dhe bizneseve të këtij sektori.

Edhe Sherif Sherifi, drejtor i departamentit të naftës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë kërkoi nga naftëtarët që të dalin me rekomandime rreth ndryshimit të ligjit aktual.

Kurse kryetari i bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi kërkoi nga Ministria e Tregtisë sqarime përse çmimet mbesin më të larta të derivateve në Kosovë në krahasim me rajonin dhe po ashtu kërkoi të di si është e rregulluar çështja e distancës ndërmjet pompave në Kosovë?

Ai mori shembull se shumë qytetarë shkojnë në Maqedoni për t’u furnizuar me derivate për shkak të çmimit më të ulët.

Në tryezë u diskutua edhe për kontrollin e cilësisë së naftës, me ç’rast Jakup Gashi nga laboratori i naftës “Sierra Lab”, shpreh vullnet që të ketë kontroll më të madh në cilësine e naftës dhe të mos ketë manipulim me konsumatorët

Të pranishëm në këtë tyreze ishin: kryetari i Shoqatës së naftëtarëve, Fadil Bajri, përfaqësuses nga kompanit të ndryshme që punojnë në sektorin e derivateve të naftës.

Në fund të takimit OAK adresoi disa rekomandime se si operatorët e këtij sektori të jenë më të suksesshëm në veprimtarinë e tyre.

Të Rekomanduara