KosovaLive360

21 Shtator 2017
Norvegjia rikofirmon vazhdimin e mbështetjes për Kosovën

Norvegjia do të vazhdojë të mbështes zhvillimin ekonomik të Kosovës, ka rikonfimuar ambasadori i Norvegjisë në Prishtinë, Per Strand Sjaastad gjatë takimit që pati sot me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Ministri Lluka me këtë rast ka falënderuar ambasadorin Sjaastad për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij i kanë dhënë Kosovës, me fokus në sektorët e ekonomisë, duke shprehur besimin se ky bashkëpunim do të avancohet edhe më tutje.

Ai ka njoftuar diplomatin norvegjez me prioritetet e MZHE-së, me ç‘rast ka potencuar se zhvillimi i sektorëve strategjik, si energjia dhe minierat do të jenë ndër prioritete kryesore, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm.

Gjithashtu, u diskutua edhe për projektet e rëndësishme në sektorin e energjisë siç është TC Kosova e Re dhe projektet për rritjen e efiçiencës së energjisë dhe zhvillimin e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë, që kanë për qëllim sigurinë e furnizimit me energji dhe mbrojtjen e mjedisit.

Ministri Lluka dhe ambasadori Sjaastad konstatuan marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, duke theksuar nevojën e një bashkëpunimi më të madh në fushën e ekonomisë.

Të Rekomanduara