BETA – gusht 2018 – Të sakta, informative, të paanshme, kështu do të duhej të ishin mediat. Në realitet, gjërat duken krejtësisht ndryshe. Kryeartikujt përplot gjuhë të urrejtes, bëhen kërcënime, inicohen përndjekje, supozimet prezantohen si fakte, shkilet e drejta në privatësi, hyhet në hetime policore.

“Në tetë gazeta të përditshme nganjëherë kemi nga 20-25 shkelje ditore, shkelje të pakontestuar të Kodeksit. Pra, nuk është fjala për diç që mund të jetë diskutim, ku diç mund të jetë apo të mos jetë, fjala është për diç që është jokontestuese dhe ku rregullat themelore gazetareske nuk janë respektuar,” thekson Petar Jeremić nga Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS).

Kryetari i gjykatës së nderit të Asociacionit të Pavarur të Gazetarëve të Serbisë (NUNS), Vlado Mareš, konsideron se një situatë të këtillë në media e ka shkaktuar kontrolli politik.

“Ata janë aty në detyrën e vet dhe nuk çajnë kokë se çfarë do të thonë, çfarë do të publikojnë e t’u dërgojnë njerëzve, kryesorja është ta kryejnë punën, të tregohen lojal ndaj zotëriut të tyre dhe nga kjo mbase nxjerrin ndonjë përfitim”, ka theksuar Mareš.

Pas debateve të ashpra në Serbi më 2006, është instaluar Kodeksi i gazetarëve i cili rregullon rregullat elementare etike të profesionit, e katër vjet më pas është themeluar Këshilli i Mediave të Shkruara me qëllim të sigurojë respektimin e tij. Që nga ajo kohë në adresë të Komisionit për ankesa të Këshillit arrijnë ankesat të shumëta.

Gordana Novaković, sekretare e përgjithshme e Këshillit për Media të Shkruara thekson se në tetë muajt e parë të vitit pati 77 ankesa, më së shpeshti për shkak të shkeljes së pikës së parë të Kodeksit – vërtetësia e raportimit.

“Dhe këto janë pika të cilat thonë se gazetari duhet të dallojë faktet nga komentet, supozimet dhe spekulimet, se duhet të konstatojë më shumë burime dhe se nuk guxon të publikojë shpifje. Këto janë pika që shkilen absolutisht tërë kohën,” thotë Gordana Novaković.

Më së shumëti ankesa kanë arritur për shkak të shkrimeve në gazetat Alo, Srpski Telegraf, Blic, Novosti, portal Pink, javorja Palež nga Obrenovci. Kur Komisioni për ankesa vërteton se është shkelur Kodeksi, gazetarëve të cilët nuk janë anëtarë të Këshillit, u shqiptohet vërejtje publike, ndërkohë atyre që janë anëtarë u shqiptohet vendimi që duhet ta publikojnë në edicionet e tyre në afat prej 15 ditësh. Mirëpo, disa media nuk i publikojnë vendimet dhe vërejtjet, kështu që shtrohet pyetja se vallë është ky sanksion adekuat.

“Për mediat e përgjegjshme, për gazetarët e përgjegjshëm, dënimi moral nga kolegët, të cilët thonë se këtë nuk e ke bërë në harmoni me Kodeksin, është një sanksion shumë serioz,” përgjigjet Gordana Novaković.

Edhe televizionet – lokale sikur edhe ato me frekuenca nacionale shkelin Kodeksin, dhe këtë shumë shpesh në emisionet informative.

“Kjo në masë të madhe lidhet me çfarëdo mendimi kritik që ekziston në Serbi, tërësisht privilegjohen partitë në pushtet, vetë pushteti, ndërkohë që ndonjë mendim opozitar apo kritikë fare pak mund të dëgjohet, ose ato televizione janë në funksion të propagandës së partisë në pushtet,” konsideron profesori i Fakultetit të Shkencave Politike, Rade Veljanovski.

Shembuj më drastik janë programet realiti, që emetohen për çdo ditë, në shumë televizione, e që mbizëtërohen nga ofendimet dhe sjelljet të papërshtatshme. Një sjellje e këtillë jo vetëm se nuk është në harmoni me normat etike, por në kundërshtim me ligjin.

Për cilësinë e programit, respektimin e standardeve profesionale, Kodeksit dhe ligjit do të duhej të kujdesej Trupi Rregullator për Mediat Elektronike (REM) ku kemi të bëjmë me radiot dhe televizionet. Mirëpo, nga ky institucion nuk janë përgjigjur në pyetjen rreth shkeljes së Kodeksit të gazetarëve, e në web faqen e tyre mund të gjenden vetëm dy vërejtje televizioneve Pink dhe Melos.

“Ajo (REM), është e obliguar që sipas ligjit të tanishëm, të veprojë pa vonuar me të vërejtur ndonjë shkelje të ligjit, dhe janë disa sanksione në dispozicion: tërheqje e vërejtjes, vërejtja, tërheqja e përkohshme apo e përhershme e licencës për emetim. Mirëpo, REM përmbahet dhe shumë rrallë shqipton sanksion”, ka thënë Rade Veljanovski.

Autoritet kjrejtësisht i injorojnë raportet e trupave vetërregullues mbi shkjeljet drastike e kodeksit. Më së shumëti para në konkurse për sufinancim projektesh të mediave u jepen mu atyre mediave që më së shpeshti shkelin Kodeksin.
“Në Kikindë, për shembull, kemi pasur rastin që komisioni pohon se e kanë parasysh se bëhet fjalë për shkelësin më të shpeshtë të Kodeksit, por se ata besojnë se mu këto para do t’i nxisin të mos e shkelin Kodeksin, që është e tmerrshme, e trupshme nën çdo nivel të dinjitetit gazetaresk.

“Në disa raste kemi marrë vendimin për vërejtje publike. Kemi pasur edhe një përjashtim nga NUNS-i, dhe kjo ishte, të shprehem kushtimisht, një kolege që në fakt kishte një firmë PR (të marrëdhënieve me publikun), dhe në një mënyrë të shëmtuar keqpërdori autoritetin e NUNS-it dhe postin e saj për të zhvatur para nga njerëzit”, ka shpjeguar Vlado Mareš.

Për shkak të shkeljes së normave etike, iniciohen edhe procedurat gjyqësore kundër gazetarëve, redaktorëve dhe pronarëve. Më 2017, Gjykata e lartë në Beograd ka iniciuar 636 procedura të dëmshpërmblimit për shkak të dhembjes së përjetuar shpirtërore, të dëmtimin të reputacionit, nderit dhe drejtës në privatësi.