Ngjarja e sotme e Apple do të transmetohet live edhe në Twitter

Ngjarja për shtyp e kompanisë Apple do të transmetohet live në Twitter për herë të parë, konfirmoi TechCrunch. Ky lajm e mbështet një raport më të hershëm nga muaji i kaluar, i cili pohonte se Apple do ta zgjeronte mundësinë për ta parë ngjarjen në platformën e Twitter-it, në vend se ta shikojmë vetëm në Safari dhe Apple TV apo Microsoft Edge në Windows 10, si në të kaluarën.

Shumë kanë spekuluar se ngjarja do të transmetohet live në Twitter, sipas fjalëve që Apple  i ka përdorur në postimin e fundit në Twitter rreth ngjarjes.

Postimi u kërkon përdoruesve të nënshkruajnë për “rifreskime” në ditën e ngjarjes dhe ta ndjekin veprimin në Twitter përmes hashtagut #AppleEvent. Përderisa Apple ka bërë reklama në Twitter më herët, duke përfshirë ato që u rikujtojnë përdoruesve të kyçen dhe të shikojnë, fjalët e postimit këtë herë kishin çuar në përfundimin se ngjarja mund të transmetohet live në Twitter.

Në vend të “ndiqeni” ngjarjen në Twitter, postimi thotë “… shikojeni #AppleEvent live në Twitter”.

Postimi nuk shfaqet në llogarinë e Apple në Twitter – gjë që është e mundur me produktin e Twitter “Promoted Only”, i cili i lejon bizneset ta shfaqin një postim vetëm te përdoruesit e targetuar gjatë një fushate reklamimi.

Përdoruesit mund ta pëlqejnë postimin e Apple nëse duan të pranojnë rifreskime rreth ngjarjes.

Ngjarja fillon në orën 10 sipas kohës amerikane dhe transmetohet edhe përmes Apple TV dhe faqes së ngjarjeve të Apple në web-faqe si zakonisht. Apple e konfirmoi për TechCrunch transmetimin live në Twitter këtë mëngjes.

Zgjerimi i transmetimit live në Twitter nuk është një zgjedhje e pazakonshme e Apple, kohëve të fundit.

Kompania ua ka mundësuar njerëzve ti shikojnë ngjarjet e saj online në muajt e fundit. Për shembull, këtë vit WWDC i Apple ishte produkti i parë për të cilin Apple i lejoi përdoruesit e Chrome dhe Firefox ta shikonin on-line gjithashtu. Më herët,vetëm përdoruesit e Safarit apo Apple TV mund t`i shikonin live ngjarjet e Apple, bashkë me përdoruesit e Windows 10 përmes shfletuesit Microsoft Edge.