KosovaLive360

TV TELMA – „Momentalisht është shumë më mirë seç ka qenë, por shumë më keq nga si do të duhej të ishte”.

Kësisoj, në një fjali, e përshkruan gazetarja e agjencisë private të lajmeve Makfaks, Kristina Ozimec e përshkruan lirinë e gazetarëve në Maqedoni, që ende është në „këmbë të qelqëta”.

Gazetarët në Maqedoni ende po këndellen nga periudha e tmerrshme e represionit që e udhëhiqte pushteti i ish-kryeministrit Nikola Gruevski ndaj atyre që nuk pajtoheshin me mënyrën e tij të sundimit.

Analiza e fundit e Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve, nga korriku e gushti i vitit të kaluar, vetëm disa muaj pasi Gruevski humbi pushtetin, tregon se në Maqedoni se gazetarët punojnë në kushte të pasigurta, se janë të rrahur, kidnapuar dhe ofenduar dhe se institucionet nuk po arrijnë t’i ndëshkojnë sulmuesit.

Sipas mendimit të gazetares Ozimec, rrethanat në të cilat punojnë gazetarët janë problemi kryesor.

„Nëse keni gazetarë që janë me kontrata mbi honorar autorial apo kontratë mbi vepër, të cilët mund t’i përjashtoni në çdo moment, me paga të pasigurta prej 300-400 euro, të cilët nuk kanë të drejta themelore që i parasheh Ligjin mbi Marrëdhëniet e Punës, sikur janë pushimi i paguar apo pushimi mjekësor, atëherë ata shumë lehtë mund të jenë cak i presioneve të ndryshme nga të gjitha anët”.

Raporti i Sindikatës së Gazetarëve tregon se 45 për qind të gazetarëve ka pagë më të ulët se mesatarja maqedonase, se mbi gjysma e numrit të gazetarëve nuk është në marrëdhënie të përhershme të punës dhe nuk e merr pagën me rregull.

„Një pozitë të këtillë të palakmueshme të gazetarëve, pronarët e mediave e shfrytëzojnë për të bërë presion dhe të ndikojnë në shkrimet e tyre. U kërcënohen gazetarëve me përjashtim, madje edhe me dhunë fizike për të mos kritikuar reklamuesit e mëdhenj,” thotë Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve.

Thuajse çdo raport mbi lirinë e gazetarëve në Maqedoni, për nga përmbajtja është dëshpërues.

Anketa e kryer në kuadër të hulumtimit „Barometri ballkanik 2017” i Këshillit Regjional për bashkëpunim, tregon se 72 për qind të qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se mediat janë nën ndikimin e plotë apo të pjesërishëm politik, ndërkohë që 23 për qind e respodentëve nuk do të pajtoheshin me këtë konstatim.

„Që të ekzistojë gazetaria e lirë, gazetaria kritike, duhet të ekzistojë nevoja e qytetarëve për të”, thotë drejtoresha e Institutit të Medias të Maqedonisë, Biljana Petkovska.

„Në 10 vjetët e kaluar në Maqedoni realisht ka ekzistuar një presion i madh politik i pushtetit mbi lirinë e gazetarëve dhe mbi mediat e lira, që ka sjellur shkatërrimin total të këtij profesioni. Publiku sikur është mësuar që të pret propagandë në media. Dhe për këtë do të nevojitet mjaft kohë për rekonvalesencën e këtij profesioni. Larg asaj se gjendja paraprake ishte ideale, por kemi një proces reverzibil. Gjithnjë kthehemi pas në vend se të shkojmë para,” thotë Petkovska.

Petkovska flet mu për periudhën e pushtetit paraprak VMRO-DPMNE, kur mediat ishin thuajse nën kontroll të plotë, ndërkohë që gazetaria e lirë ishte në vdekje e sipër.

„Ky ishte një raport tërësisht injorues i regjimit ndaj mediave. Ose do t’ju injoronin sikur nuk ekzistonit, ose do të organizonin përndekjen tuaj”, shpjegon Ozimec.

„Kodoshi i Ballkanit” ishte emërtimi i Maqedonisë nga Reporterët Pa Kufij, në raportin e tyre që matë indeksin e lirive mediale. Reporterët Pa Kufij janë organizatë ndërkombëtare për mbrojtjen e gazetarëve që harton raporte vjetore mbi gjendjen e lirisë së medias dhe pozitën e gazetarëve në vendet anembanë botës. Në raportin për vitin 2016 Maqedonia ishte e renditur në pozitën 111 nga 180 vende të botës. E fundit në mesin e vendeve të rajonit, Maqedonia në këtë raport është gjetur në grupin e vendeve për të cilat vlen bindja se seriozisht kërcënojnë liritë qytetarë dhe lirinë e shprehjes, sikur janë Bjellorusia, Kazahistani dhe Taxhikistani. Para vetëm tetë vjetëve, Maqedonia ishte në vendin 34 të së njëjtës listë.

„Jostabiliteti politik ndikon në punën e gazetarëve dhe presioni i partisë në pushtet i ka shtyrë disa media që të vet-censurohen,” shkruante atëbotë më 2016 Freedom House.

Qeveria e re e udhëhequr nga Lidhja Social-demokratike e Maqedonisë (SDSM) e Zoran Zaevit, që erdhi para tetë muajsh, premton lirinë edhe për gazetarë edhe për mediat. Gazetarët konsiderojnë se presioni është zvogëluar, se ka disa përmirësime, por se është ende herët që të jepen vlerësimet.

Biljana Petkovska thotë se Qeveria e Zoran Zaevit ka një rast ideal të tregojë se ardhja e tyre në pushtet krijon rrethana që rangimi i ardhshëm në listat ndërkombëtare për lirinë e mediave dhe gazetarëve të jetë më i mirë.

„Liri para se gjithash do të thotë përgjegjësi. Përgjegjësi për të gjithë ata që marrin pjesë në krijimin e strategjisë mediale në një shtet, në funksionimin e mediave si subjekte ekonomike dhe si gardianë të shoqërsisë. Mediat janë vetëdija e shoqërisë,” thotë Petkovska.

Reporterët Pa Kufij do të duhej të publikonin në muajin prill Indeksin mbi Lirinë e Mediave për vitin 2017. Ngritja në këtë listë, qoftë edhe vetëm për një vend, do t’ua kthente besimin gazetarëve në Maqedoni sa i përket rolit të tyre si gardianë të interesit publik.

 

Të Rekomanduara