Nesër lëshohet për qarkullim segmenti i tretë i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të enjten do të lëshohet për qarkullim segmenti i tretë i Autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit.

“Përurimi këtij segmenti, do të mbahet nën moton e kampanjës “JO SHPEJTËSISË, PO SIGURISË”, e cila kampanjë ka për qëllim vetëdijesimin e ngasësve të automjeteve dhe rritjen e sigurisë në trafik”, ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës.

Ceremonia e përurimit të segmentit të tretë do të mbahet në kyçjen Doganaj Kaçanik, me fillim nga ora 11:00.