KosovaLive360

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezantimet e Nebojša Milikić dhe Keti Chukhrov, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.

Nebojša Milikić: Pse IKEA nuk u themelua në Babushnicë, por në Suedi? (Sipas muzeve historike në Beograd dhe Stokholm)

Prezantimi fillon me një artikulli gazete, nga një seri njoftimesh mediatike që promovojnë hapjen e qendrës tregtare IKEA afër Beogradit. Në përgjigje të pyetjes nga titulli, autori i artikullit të dhënë paraqet tezën se arsyeja për një rezultat të tillë është ekzistenca e një “mendjeje padyshim brilante”, e cila në Babushnicë (një qytet i vogël në një rajon të pazhvilluar të Serbisë Jugore) thjesht nuk mund të ekzistojë, përderisa në Suedi natyrisht mundet. Çështja në të cilën ne përqendrohemi është nëse dhe si mund të nxirrej një përfundim kaq misterioz prej ekspozitave të tanishme të muzeve historikë në Stokholm, Beograd apo diku tjetër në Europën e sotme.

Nebojša Milikić (Beograd, 1964)
Punonjës kulturor dhe menaxher, hulumtues dhe aktivist, jeton dhe punon në Beograd, Serbi. Ka studiuar dhe punuar në Institutin për Gjeologji Rajonale dhe Paleontologji në Beograd, ka marrë pjesë në Shkollën e Historisë dhe Teorisë së Imazhit të Qendrës për Artin Bashkëkohor në Beograd) dhe studimet Queer në Qendrën e Studimeve Queer në Beograd. Që nga viti 1995 ai ka qenë i përfshirë në praktikë organizative, artistike dhe kuratoriale në artet vizuale dhe relacionale. Ka iniciuar, realizuar ose bashkë-realizuar disa programe dhe projekte kulturore dhe artistike në Serbi dhe përreth saj. Merr pjesë në projekte të pavarura kërkimore dhe fushata të aktivistëve. Shkruan për krijimet kulturore dhe artistike. Që nga viti 1999 ka punuar në Cultural Center Rex në Beograd si iniciator dhe koordinator i programeve të debatimit dhe programeve për demokratizimin dhe decentralizimin e kulturës. Është njëri nga themeluesit e organizatës kulturore jo-qeveritare REX, dedikuar sfidës kundër revizionizmit historik dhe negacionizmit.

Keti Chukhrov: Përformativiteti dhe Etikat e saj institucionale

Performativiteti në të tashmen kuptohet si çdo lloj procesi, sjelljeje apo aktivizmi në hapësirën e përgjithshme shoqërore: si rezultat, çka në vitet e rradhës së perfomativitetit ishte konsideruar të jetë një zbulim i madh në çlirim, u bë e rëndomtë. Përdorimi i tanishëm i fjalës “performancë” nuk e bën dallimin mes metodës dhe zhanrit, duke bashkuar rëndom lloje të ndryshme të praktikave performative dhe aktiviste në kulturën bashkëkohore, teatër, vallëzim, art dhe aktivizëm shoqërorë. Përfaqësues të shumtë të studimeve në antropologji ose tendencat më të reja në teatër insistojnë në parëndësinë e atij dallimi, duke përfshirë përgjithësisht hapësirën për aktivitet politik dhe sjelljen radikale artistike dhe duke shpallur se nuk ka dallim mes artit të performimit, praktikës teatrale bashkëkohore apo agjencive shoqërore. Arti bashkëkohor si institut në pjesën e vet nuk kishte për qëllim të integronte këto praktika të reja performative, pasi që veq kishte leksikonet e veta të performativitetit. Sidoqoftë, situata ka ndërruar rishtazi; arti performativ më tepër po importon leksikonet e arteve performuese e jo duke ju referuar ndalimeve të koncepteve të trashëgimisë së saj perfomativev.
Ndërkohë, paralel me këtë paqartësi, studimet e ontologjisë së performativitetit, si edhe metodologji të ndryshme të performimit demonstrojnë shkëputjën e qartë antropologjike mes metodave konkrete të performativitetit. Pyetja për të investiguar atëherë, është cilat janë kërkesat kryesore shoqërore dhe institucionale për këtë paqartësi dhe nëse këto paqartësi luajnë, ose në të kundërtën artikulojnë politikat dhe horizontet e bashkëkohosisë.

Keti Chukhrov (Shkolla e Lartë e Ekonomisë, Departamenti i Filozofisë dhe Studimeve Kulturore) – ScD në Filozofi (RSUH), Profesore e asociuar në Departamentin e Teorisë Kulturore në HSE, profesore vizituese në Universitetin Europian në Shën Petersburg. Shefe e Departamentit të Teorisë në NCCA (Moskë).

Interesat e saj kërkimore janë ontologjia e të performuarit, epistemologjitë krahasuese të socializmit dhe kapitalizmit, sistemeve të artit dhe studimeve post-njerëzore. Ajo është autore e teksteve të shumta mbi teorinë e artit, politikave kulturore dhe filozofisë, të botuara në Afterall, Moscow Art Magazine, Artforum, Brumaria, Documenta magazines, e-flux journal, Voprosi Philosophii, Problemi, Stasis, etj. Metrazhi i publikimeve të librave përfshin: To Be – To Perform. ‘Theatre’ in Philosophical Criticism of Art (2011); Pound &£ (1999), dhe një volum i shkrimeve dramaturgjike: Just Humans (2010).

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.

Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017

Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.

Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur.

Të Rekomanduara