KosovaLive360

Në konkursin e Qendrës Kinematografike të Kosovës për vitin 2018 afati i të cilit është mbyllur me datë 4 maj, kanë aplikuar në kategori 67 projekte filmike në kategori të ndryshme.

17 projekte filmike kanë aplikuar për film të metrazhit të gjatë artistik, për atë dokumentar të gjatë kanë aplikuar 9 projekte, kurse për film të metrazhit të gjatë artistik – koproduksion minor kanë aplikuar 6 projekte filmike dhe në atë të gjatë artistik – debutant kanë aplikuar 5 projekte. Kurse për film të metrazhit të shkurtër artistik kanë aplikuar 17 projekte, dhe në atë të shkurtë të animuar 4 projekte.

Në konkursin për zhvillim të skenarit për film të metrazhit të gjatë kanë aplikuar 8 projekte filmike ndërsa në atë për postproduksion për film të metrazhit 1 aplikues.

Komisioni për verifikimin e dokumentacionit do të shqyrtoj të gjitha projektet aplikuese nëse i plotësojnë kriteret e domosdoshme të konkursit. QKK më pastaj do të emëroj jurinë vlerësuese dhe vendimi i tyre pritet të ipet në fund të muajit qershor.

Buxheti i QKK-së për këtë vit pritet të jetë rreth 1 milion euro.

Të Rekomanduara