KosovaLive360

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është kryer operacioni i dytë i transpozicionit të arteries subclavia (arteria që e ushqen dorën me gjak) në arteria carotiscommunis (arteria e përbashkët gjumore që e ushqen trurin me gjak) në anën e majtë, për shkak të “sindromit të vjedhjes së gjakut nga arteria e dorës prej trurit “.

Sindroma e “vjedhjes së gjakut” nga arteria subclavia (arteria që e ushqen dorën me gjak) karakterizohet me ngushtimin ose mbylljen e kësaj arterie, me lokalizim afër origjinës së arteries vertebrale (arteries unazore të qafës). Në këtë rast, arteria subclavia e “vjedhë” gjakun nga qarkullimi i arteries vertebrobasilare, (të dy këto arterie e ushqejnë trurin me gjak) në drejtim të kundërt të rrjedhjes, për të furnizuar me gjak dorën gjatë përdorimit të saj, duke rezultuar me pamjaftueshmëri vertebrobasilare, (në këtë rast dora ja “vjedhë” gjakun trurit).

Pacientja H.Q, 68 vjeç me hipertension,dislipidemi (yndyra të rritura), në Kirurgji Vaskulare ishte paraqitur me humbje ekuilibri, dhembje koke, marramendje dhe mjegullim të të pamurit herë pas here, që ndodhte kur ajo e përdorte dorën e saj të majtë, gjatë punëve në shtëpi dhe në kopsht.

Rasti në fjalë ishte kundër indikacion për trajtimin endovaskular (me vendosje të stentit) , sepse ngushtimi dukej jo koncentrik dhe ishte shumë afër arteries vertebrale.

Për shkak të pengesave, simptomave dhe shenjave klinike të përmendura më sipër, ekipi mjekësor në përbërje; Ass. Dr. LulzimVokrri, Dr.Hajriz Rudari, Dr.Adhurim Koshi, Dr. Ramë Gashani, specializant,instrumentareAdulina, kreu intervenimin kirurgjik, i cili zgjati rreth 4 orë. Anestezionin e udhëhoqi Dr. Lavdim Morina, me teknikët e anestezionit dhe stafin.

Ajo raportoi histori të sëmundjes koronare të zemrës, por jo për sëmundje tjera vaskulare. Ekzaminimi fizik ishte i dukshëm për dallimin e presionit të gjakut 135/95mmHg në krahun e djathtë dhe 70/50 mmHg në krahun e majtë, pa pulse në arterien radiale dhe ulnare, në dorën e majtë.

Echo-Doppleri tregonte ngushtim kritik të një segmenti të arteriessubclavia, para ndarjes së arteries vertebrale të majtë. Qarkullimi i gjakut në arterien e dorës pas ndarjes  së arteries vertebrale ishte me kompleks bifazik, në kushte të qetësisë (Fig 1.). Pas ngarkesës fizike të dorëssë majtë, në a. vertebraleregjistronim qarkullim retrograd (drejtim të kundërt të qarkullimit normal) të gjakut, me PSV=42cm/sec(Fig. 2).

     

Fig. 1. Doppleri në a. subclaviamajtaspas ndarjes

Fig. 2. Doppleri tregon qarkullim retrogradnë së a. vertebraletregon qarkullimme kompleks

a. vertebrale të majtë me kompleksbifazik  bifazik, me PSV=40cm/sec. dhe PSV=45cm/sec, pas sforcimit fizik të dorës.

Angio tomografia e kompjuterizuar (Angio CT) dhe AngiografiaDSA konfirmuan ndryshimet e arterieve në fjalë, (Fig. 3, 4).

Për realizmin e angiografisë u kujdes Klinika e Radiologjisë.

Fig. 3. Angiografia tregon një ngushtim kritik të segmentit

 

Fig. 4. Qarkullim retrograd në arterien proksimal të arteria subclavia të majtë (shigjeta e kuqe)          vertebrale të majtë pas sforcimit të dorës së dhe mos dukja e a. vertebrale të majtë ( shigjeta e bardhë).    majtë, (shigjeta e bardhë).

Pacientja ka pasur  përkujdesje pas operacionit nga mjekimi intensiv qendror për 24 orë.

Një rast i tillë me sukses të plotë, për herë të parë ishte operuar në vitin 2006.

Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacientja pas 7 ditëve hospitalizimi, është lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, tashmë me pulse në dorën e majtë, pa humbje ekuilibri, kokë dhembje dhe pa marramendje.

Të Rekomanduara