KosovaLive360

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Kanada, do të marrë pjesë në hapjen e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, që po mbahet në Halifax.

Në hapjen e këtij forumi të pranishëm do të jenë edhe personalitete të shquara të jetës politike dhe të sigurisë, si nikoqiri,  ministri i Mbrojtjes i Kanadasë, Harjit SIngh Sajjan, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenbert, ministrat e Mbrojtjes të Ukraninës, Meksikës dhe shteteve tjera.

Prezentë do të jenë edhe shumë përfaqësues të kompanive të sigurisë e mbrojtjes, nga 70 shteteve të ndryshme të botës.

Në mbrëmje, Presidenti Thaçi do të jetë folës në tryezën kryesore me temën e të ardhme e misioneve për ndërtimin e paqes. Presidenti Thaçi do të flet për përvojat e Kosovës në ndërtimin e paqes.

Forumi Ndërkombëtar për Siguri në Halifax është i njohur si një ngjarje vjetore, e cila krijon hapësirë për vendimmarrësit që të gjejnë bashkërisht zgjidhje për çështje të vështira, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë globale.

Të Rekomanduara