KosovaLive360

13 Shtator 2017
Në ATK, kanë përfunduar praktikën 52 studentë

Kanë përfunduar praktiken tremujore 52 student nga grupi i tret në Administrata Tatimore e Kosovës.

Ky është grup i studentëve nga Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina”, të cilët ishin përzgjedhur për angazhim në punë praktike në ATK, në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Financave dhe UP “Hasan Prishtina”.

Studentët ishin nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Ekonomik.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri tha se:  “Ne do të vazhdojmë edhe më tutje që t’i përkrahim studentet profesionalisht, në mënyrë që të jeni të përgatitur për tregun e punës. Ajo çka keni mund të mësoni nga Administrata Tatimore është një arritje e madhe për juve dhe karrierën tuaj, pasi që ashtu siç e dini, Administratat Tatimore është institucion i cili garanton stabilitet financiar në vend, me mjete që grumbullojmë, qytetarëve u mundësohet një mirëqenie më e mirë”.

Ndër të tjera, z.Imeri shprehi lëvdata për angazhimin maksimal dhe profesional që kanë treguar studentet gjatë kësaj periudhe.

Të Rekomanduara