KosovaLive360

Dje në moshën 83 vjeçare ndërroi jetë Prof. dr. sci. Mentor Disha, profesor ordinar në Universitetin e Prishtinës.

I ndjeri u lind në Dibër më 1934 ku edhe kreu shkollën fillore. Gjimnazin e kreu në Tetovë, ndërsa u diplomua në Fakultetin e Farmacisë në Universitetin e Zagrebit. Magjistroi në Universitetin e Ljubljanës në vitin 1977, ndërsa u doktorua pranë Universitetit të Prishtinës më 1985.

Disha ishte profesor i lëndës së Farmakologjisë pranë Fakultetit të Mjekësisë si dhe njëri ndër themeluesit e Fakultetit të Farmacisë pranë Universitetit të Prishtinës.

Profesor Disha ishte autor i dy librave universitar, 39 punimeve shkencore si dhe ka të përkthyer një tekst universitar nga gjuha angleze.

Në vitin 2016, Prof. Mentor Disha u dekorua me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e dhënë në shërbimin civil.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, më datë 16.02.2017, në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Të Rekomanduara