KosovaLive360

Adem Mikullovci kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, ka mbyllur vazhdimin e seancës, për shkak të mungesës së PAN-it.

“PAN nuk është, minoritetet nuk janë, detyrohemi ta mbyllim seancën”, tha Mikullovci.

Shefi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca ka thënë se është problemi i PAN-it që nuk po vjen në seancë.

“Nuk i kanë numrat për ta zgjedhur Veselin kryeparlamentar, nuk po duan që të dalin në opozitë? Apo janë këto që të tria së bashku”, ka thënë Konjufca.

Kurse kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti gjithashtu e ka fajësuar PAN-in, për bllokimin e formimit të institucioneve të vendit.

“Është seanca e katërt që po dështon të mbahet për mungesë të pranisë së përfaqësuesve të PAN-it”, ka thënë Hoti.

PAN-i e ka bojkotuar pjesëmarrjen e tyre me arsyetimin se vendimi për mbajtjen e seancës është bërë njëanshëm.

Kryesuesi i seancës Mikullovci, tha se do të bëhet e ditur edhe data tjetër për mbajtjen e seancës së radhës.

Të Rekomanduara