KosovaLive360

Shkrimtari dhe intelektuali i shquar, Ramiz Kelmendi ka vdekur të mërkurën në mbrëmje, në moshën 86 vjeçare në Prishtinë.

“Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sonte u nda nga jeta axha im, që e kisha shumë më shumë se axhë, Ramiz Kelmendi, në moshën 86-vjeçare”, ka shkruar nipi i tij dhe gazetari Adriatik Kelmendi.

Ai ka njoftuar se në orën 10:30 fillojnë homazhet në Teatrin Kombëtar, në orën 12:30 në të njëjtin vend mbahet mbledhja komemorative dhe në oren 14:00 bëhet varrimi në varrezat e Prishtinës.

Të Rekomanduara