KosovaLive360

Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës, ka uruar 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, posaqërisht Ramush Haradinajn.

“Të dashur qytetarë

Juve që çdo ditë po e vëni nga një gur në shtetin e Republikës së Kosovës që sot i mbushi 9 vjet, juve bashkatdhetarë tanë që prore shikoni kah Kosova të cilën e mbështetët aq shumë në fazat më delikate, juve familjeve të dëshmorëve, invalid e veteran të luftës së UÇK-së, ju uroj këtë përvjetor të madh të pavarësisë së shtetit tonë. 

Këtë përvjetor, kësaj radhe, ia uroj veçmas ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili pa të drejtë po mbahet jashtë vendit me fletarrest të serbeve që kryen krime sistematike në Kosovë.

Vlerat e lirisë dhe të shtetit të pavarur sikurse edhe e vërteta janë përherë ngadhënjyese, ashtu siç është Kosova!”.

Të Rekomanduara