KosovaLive360

Sot, më 23 tetor 2017, kryetari i LDK-së, akademik Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Degës së LDK-se në Zvicërr, Arif Baftiu dhe nënkryetarin e nëndegës në Solothurn, Ahmet Kosumi.

Mustafa i njoftoi për zhvillimet e fundit, për procesin zgjedhor në Zgjedhjet Lokale 2017 dhe për fitoren e LDK-së.

Kryetari i Degës së LDK-së në Zvicërr, Arif Baftiu e përgëzojë kryetarin Mustafa për punën e deritanishme.

Po ashtu u diskutua për ditët në vijim dhe bashkëpunimin me degët e diasporës për të ndihmuar komunat që LDK-ja është në balotazh.

LDK-ja do të triumfojë edhe në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale, për kryetar komunash.

Të Rekomanduara